TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 13:04

Samiti Europian në Tiranë, fotoja familjare e liderëve të BE

Shkruar nga Pamfleti

Samiti Europian në Tiranë, fotoja familjare e liderëve të BE

Tirana pret sot Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, i cili mbahet në sheshin Skëndërbej.

Liderët europianë dhe kryeministri i Shqipërisë shkrepën foton familjare, në nisje të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Kryeministri Rama është pozicionuar krah Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe presidentit francez, Emanuel Macron në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë.

47 liderë dhe 5 përfaqësues të lartë të institucioneve të BE kanë zbritur sot në Tiranë për punimet e Samitit të Komunitetit politik Europian. Ata u pritën nga kryeministri Rama, ndërsa pak më parë u mblodhën të gjithë për foton familjare.

Samiti i organizuar bashkërisht nga Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa dhe kryeministri Edi Rama mbahet në sheshin “Skëndërbej”, me punimet që nisën në orën 11:00 për të përfunduar me konferencën përmbyllëse në orën 18.30 të kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres së Danimarkës, si vendi që do të presë samitin e radhës.

Tema e diskutimit të samitit është “Evropa e re në një botë të re: Unitet – Bashkëpunim – Veprim i përbashkët”.

Hapja e samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, u bë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me një hyrje spektakolare, kreative dhe argëtuese për 47 liderët e Europës, përfshirë ata të Bashkimit Europian.

Pas një video-mesazhi nga fëmijët shqiptarë që shprehnin aspiratën e tyre për një ardhme në BE, pamje nga tranzicioni, koreografi me motive popullore, imazhe nga periudha historike të vendit, çelja e samitit përfundoi me një video argëtuese të krijuar përmes inteligjencës artificiale.

Të gjithë liderët e Europës ishin 'kthyer' në fëmijë dhe uronin mirëardhjen në Shqipëri në gjuhët e vendeve të tyre. Të qeshura ka shkaktuar përshëndetja e “bebi” Erdogan, Macron dhe në fund Rama si mikpritës i Samitit.

Lini një Përgjigje