Politike16 Tetor 2023, 12:25

Scholz: Ky samit tregoi rëndësinë e rajonit në union, ka ardhur koha që konflikteve t'u vihet kapaku

Shkruar nga Pamfleti

Scholz: Ky samit tregoi rëndësinë e rajonit në union, ka

Kancelari gjerman, Olaf Scholz falenderoi Shqipërinë për mikpritjen e jashtëzakonshme në këtë ditë historike të samitit të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Tiranë.

Scholz tha se ka ardhur koha që krizave nëpërmjet vendeve kudo në glob t’u vihet ‘kapaku’ e ndërsa shtoi se ky samit provoi rëndësinë e pamohueshme të Rajonit në union. Scholz u shpreh gjithashtu se ndikimi i marrëveshjeve të firmosura vjet në saj të Procesit të Berlinit ka qenë konkret dhe priten edhe të tjera.

“Shqipëria njihet për mikpritjen e saj dhe kjo është vërtetuar edhe njëherë sot. Ky vlerësim është po aq i vërtetë sot saç ka qenë dhe vjet për Procesin e Berlinit. Ky proces kërkohet gjithnjë e më tepër, kjo u evidentua edhe më tepër në luftën në Ukrainë. Është e qartë në formë absolute ne e dimë shumë mirë atë po ndodh jo shumë larg nesh me agresionin e Hamasit ndaj Izraelit dhe pasojat që mund të ketë. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet që kanë vijuar shumë më gjatë dhe që u mbajnë të gjithëve në vend numëro, edhe sulmi në veri të Kosovës e dha këtë mesazh.

Është sinjal i fortë edhe fortësinë që ka Rajoni në këtë proces. Integrimi brenda për brenda Rajonit dhe ecuria e BE-së. Ndikimi i marrëveshje të firmosura vjet  te qytetarët e BP është konkret. Çfarëdolloj ecurie që do të kemi për tregun e përbashkët rajonal është më konkret se kurrë. Le të fillojmë duke bërë çdo gjë konkrete", tha Scholz.

samit scholtz