TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Tetor 2023, 11:54

“Rrëmbimi i Europës”/ Kërcimi në Kryeministri lë pa fjalë liderët e BE-së dhe Ballkanit

Shkruar nga Pamfleti
“Rrëmbimi i Europës”/ Kërcimi në Kryeministri
Koreografia e Anxhelo Perlocaj para lidërve të BE

Liderët e BE-së dhe pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit janë pritur në mënyrë të pazakontë në Kryeminsitri nga Edi Rama.

Një shfaqje baleti në ambientet e Kryeministrisë para nisjes së punimeve të samitit ka lënë pa fjalë liderët e pranishëm.

Aktiviteti parësor pas shtrëngimit të duarëve në tapetin e kuq , ka qenë një kërcim bashkëkohor për të shoqëruar shpalosjen e kryeveprës së piktorit italian të shekullit të 17, Domeniko Çelini.

“Rrëmbimi i Europës”/ Kërcimi në Kryeministri

Pas përfundimit të koreografisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kërkonte që të ndërthurte artin e baletit me atë të pikturës, e cila u zbulua nga balerinët.

Më pas ishte koreografi që bëri të mundur pjesën e baletit, i cili zbuloi se puna për mini-shfaqjen kishte nisur vetëm 24 orë më parë.

“Rrëmbimi i Europës”/ Kërcimi në Kryeministri

Ai tregoi se gjatë komunikimit me kryeministrin i ishte drejtuar duke thënë “Edi je i çmendur?!”, pasi sipas tij nuk mund të krijonte diçka të re me këtë limit kohor.

Megjithatë ai falënderoi kreun e qeverisë për mundësinë e dhënë, ndërsa pjesëmarrësit e Samitit vijuan me axhendën e tyre.

rrëmbimi i europës kërcimi në kryeministri

Lini një Përgjigje