Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me aleatët për të gjetur ujdinë e përbashkët për reformën zgjedhore dhe territoriale, teksa gjendja në selinë blu është trazuar nga foltoret e Ervin Salianjit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotm në një takim aleatët e Federatës së Opozitës.
Berisha tha se vendi është duke jetuar një diktaturë të vërtetë si në Venezuelë, ku pushtetin e kanë kartelet e drogës të lidhura me qeverinë.
“Disa shërbime sekrete thonë se përfitues i karteleve të drogës është vetë Edi Rama”, tha Berisha.
Ky takim nga Berisha me aleatët po mbahet për të gjetur ujdinë e përbashkët për reformën zgjedhore dhe territoriale.
Por, asnjë prej aleatëve kryesorë nuk i është bashkuar takimit. Fatmir Mediu ndodhet jashtë Shqipërie dhe ka dërguar në takim këshilltarin bashkiak, ndërsa Tedi Blushi ka dërguar deputeten Burnilda Hoxha, ndërsa mungon edhe Agron Duka.
Takimit i janë bashkuar edhe deputetët anëtarë të dy komisioneve.
"Nëse sot flasim për të dyja reformat, ato do të trajtojnë dy aspekte të mëdha: çështjen e zgjedhjeve dhe atë të pushtetit vendor. Zgjedhjet e 11 majit tashmë kanë marrë vulën definitive në raportin e ODIHR-it, duke u konsideruar si ndër zgjedhjet më të këqija që janë bërë në Shqipëri. Është një raport i cili krahasohet vetëm me raportin e vitit 2001. Shteti ka pushtuar zgjedhjet; Partia Socialiste është bërë parti-shtet, është prishur ndarja midis shtetit dhe partisë, dhe për rrjedhojë fusha e lojës është e pabarabartë, duke e bërë procesin zgjedhor të pandershëm. Zgjedhjet nuk janë as të lira për shkak të presionit, përfshirjes së krimit, blerjes së votës dhe faktorëve të tjerë.
Nga ana tjetër, reforma territoriale ka problematikat e saj. Pas 10 vitesh, nuk ka decentralizim, funksionimi i pushtetit vendor ka vuajtur pikërisht për shkak të kësaj reforme. Pra, një diskutim i hapur, vendosja e prioriteteve të qarta dhe strategjia e përbashkët për të qasur këtë çështje në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse është qëllimi i partive. Besoj se kjo tryezë e parë hap siparin për një diskutim sa më të plotë, në mënyrë që edhe ekspertët dhe deputetët në dy komisionet të kenë një mandat të qartë.", tha Berisha.
Ndërkohë pas humbjeve të njëpasnjëshme zgjedhore të PD, ish-deputeti Ervin Salianji dhe mjeku Ilir Alimehmeti kanë bashkuar forcat për një ndryshim në parti.
Salianji i shoqëruar edhe nga njëri prej kandidatëve më të votuar për listën e Tiranës, Ilir Alimehmeti zhvilluan një takim me demokratë të qytetit të Durrësit të mërkurën, ku u fol për nevojën që kanë demokratët të dëgjohen nga drejtuesit e partisë.
Por për këto lëvizje, Berisha e akuzoi Salianjin për një “axhendë personale dhe private”, ndërsa hodhi akuza dhe për pjesëmarrësit e tjerë në takimin e Durrësit.
“Aty ishin një grup të pakënaqurish. Kishte të tjerë që punuan për PS dhe kanë frikë se do t’u dalë,” tha Berisha për gazetarët./ Pamfleti
PO NA I BENI HERONJ KTA ALIMEHMETN DHE MASHTRUSN SALIANJI. TE DY JANE NJE HIÇ PUPLA GJELI PA PD. NE ZGJEDHJE VOTAT DERMUSE I MORN NGA PD, SI INDIVIDE SKAN MAR ME SHUNE SE 200, 300 VOTA. SKAN SUM KTA ME RRZU RREGJIMN E ED RAMS. DUHET ME QEN BURRREEEE. ME LPI KOCKAT QI HEDH I DJALLZUMI ED RAMA PO, JAN TE AFT ME E BO TDY. KAQ.
A skile plat i do te gjitha vet si Sulltan ti nnograda mbahesh me thonj ne PD..po shpejt po te vjen radha si envero Ramizo Stalinist te perfundosh ne koshin e plerave atu ku duhet te ishe me ko si nje egjent i PPSH qe deri dje komunist nje mengjes na u zgjove DEMOKRAT I FLAKET servili me i madhe ne kontsktet politike me pyroistat ne ate kou