TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Mars 2024, 16:35

SHBA nuk po udhëheq nga prapavija, ajo nuk po udhëheq fare

Shkruar nga Sylvie Kauffmann
SHBA nuk po udhëheq nga prapavija, ajo nuk po udhëheq fare
Foto ilustruese /

Fundi i Pax Americana dhe agjenda ruse e kaosit

Njoftimi ishte tërheqës, edhe por pak mashtrues: Të hënën, më 11 mars, Kina, Rusia dhe Irani nisën stërvitjet e përbashkëta detare në Oqeanin Indian nga Gjiri i Adenit, me qëllim “të ruajnë së bashku sigurinë detare rajonale”.

Nën sfondin e sulmeve në Detin e Kuq nga rebelët Huthi të Jemenit, të cilët po shkaktojnë panik tek ekuipazhet e shumë anijeve tregtare, kjo lëvizje mund të ketë sugjeruar se këto fuqi - njëra prej të cilave, Kina, ka një bazë të sajën detare në Xhibuti - janë të prirura që të marrin përgjegjësinë për garantimin e rendit rajonal.

Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Tek e fundit, këto manovra do të zgjasin vetëm 5 ditë.

Dhe për me tepër dihet që Irani është furnizuesi i rebelëve Huthi. Nëse analizohet më në detaje njoftimi i 3 vendeve mbi këtë stërvitje, është vetëm një dëshmi se kaosi në rajon do të vazhdojë.

Të gjithë po dërgojnë nga një anije ushtarake në zonë. Shtetet e Bashkuara dërguan atje 2 aeroplanmbajtëse që në fillim të luftës së Izraelit në Gaza, në kundërpërgjigje të sulmit të 7 tetorit 2023. Por deri më tani, askush nuk ka qenë në gjendje t'i detyrojë rebelët jemenas që të heqin dorë nga sulmet e tyre me raketa ndaj anijeve tregtare.

Ky shembull në Lindjen e Mesme, është një emblemë e gjendjes së botës në vitin 2024: disa fuqi të mëdha bashkëjetojnë, monitorojnë njëra-tjetrën, konkurrojnë, përplasen ose bashkëpunojnë në varësi të asaj që është në lojë.

Por asnjëra prej tyre nuk është në gjendje të vendosë më rendin në zonë. “Unë them se duhet të harroni bidesat mbi unipolaritetin apo multipolaritetin. Lindja e Mesme është jo-polare. Askush nuk është përgjegjës për atë çka po ndodh atje”-shkroi së fundmi gazetari Gregg Carlstrom në periodiken e njohur “Foreign Affairs”.

Fundi i Pax Americana

Ky boshllëk i madh është veçanërisht i habitshëm në lidhje me atë që ende konsiderohet si fuqia kryesore në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dikur SUHA-ja ishte një lojtare kryesor në Lindjen e Mesme. Ajo mbetet e pranishme, qoftë edhe përmes mbështetjes thelbësore ushtarake dhe financiare që i jep Izraeli.

Aeroplanmbajtëset e saj, nga të cilat vetëm njëra ka mbetur në Detin e Kuq, janë dëshmi e rolit hegjemonist që luante dikur. Por ky rol nuk e modifikon më rrjedhën e ngjarjeve. Në rastin më të mirë, ai thjesht kufizon flakët.

Benjamin Netanyahu nuk mund ta zhvillonte luftën e tij shkatërruese në Gaza pa armët amerikane. Shtëpia e Bardhë po bëhet gjithnjë e më kritike për mënyrën se si ai po e bën këtë luftë, por pa arritur të ndryshojë strategjinë e tij.

Në vitin 2011, Barack Obama u kritikua shumë për përdorimin e shprehjes “udhëheqje nga pas” për të përshkruar qëndrimin e SHBA-së ndaj ndërhyrjes në Libi, të udhëhequr nga Franca dhe Britania e Madhe. Kundërshtarët e tij e panë në rastin më të mirë atë qasje si një shenjë të tërheqjes së Amerikës.

Ajo u konfirmuar më vonë nga vendimi i Obamës për të hequr dorë nga “vija e tij e kuqe” për përdorimin e armëve kimike nga Bashar Al-Assad në Siri. Sot, SHBA nuk po udhëheq as nga pas: ajo nuk po udhëheq fare. Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani në gushtin e vitit 2021 ishte më shumë se thjesht një episod katastrofik: Ai moment shënoi fundin e Pax Americana.

Në krizën tjetër të madhe ndërkombëtare të momentit, luftën e Rusisë kundër Ukrainës, administrata Biden mbështet Ukrainën - kur këtë e lejon opozita republikane - por zgjedhja e rezultatit të luftës i është lënë në dorë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në mes të muajit shkurt, amerikanët ishin të pranishëm, siç janë çdo vit, përfshirë edhe zv/presidenten Kamala Harris. Por i vetmi që ndikoi vërtet në debate ishte senatori republikan pro-Trump J.D.Vance, mesazhi kryesor i të cilit për evropianët e hutuar mund të përmblidhet në këtë fjali: “Ju do të duhet të mësoni të bëni edhe pa ne”.

Agjenda ruse e kaosit

Në skenarin hollivudian të përballjes së madhe Kinë-SHBA, gjigantja tjetër, Kina, duhej të përfitonte nga kjo tërheqje e Amerikës për t'u imponuar vetë në skenën botërore. Por në vend të kësaj, Pekini është i zënë me marrjen e masave për rigjallërimin e ekonomisë kineze dhe me  përqendrimin gjithnjë e më shumë të pushtetit politik të Partisë Komuniste në vend.

Ndaj mund të thuhet se në këto momente Kina nuk është e përfshirë në asnjë nga konfliktet kryesore të botës. Përveç stërvitjes së fundit e të përbashkët detare në Detin e Kuq, Pekini po mban një distancë të respektueshme nga kriza e Lindjes së Mesme.

Në Ukrainë, Kina po mbulon disi nevojat e fqinjes së saj, Rusisë, lufta e së cilës kundër rendit perëndimor u shërben interesave të saj. Ajo po e ndihmon Rusinë në mënyrë të fshehtë, ndërsa po e bën Moskën më të ndërvarur nga ndihma e saj.

Por nga ana tjetër, Kina nuk po synon që të ndryshojë ekuilibrat në frontin e luftës. Pekini është më i shqetësuar që të mbajë nën vëzhgim lëvizjet e Tajvanit dhe Filipineve, të cilat po e sfidojnë hegjemoninë e saj në Detin e Kinës Jugore. Pikërisht atje qëndron prioriteti i Kinës.

Pastaj është ish-fuqia e madhe e shekullit XX-të, Rusia. Ajo është pjesë e “dy të mëdhenjve”, dhe e ka haptazi të vështirë të përshtatet me këtë realitet. Ndaj sot është udhëheqëse në nxitjen e kaosit, dezinformim dhe destabilizimit të rajoneve të ndryshme.

Moska po përfiton nga apatia e “dy të mëdhenjve” të shekullit XXI-të në skenën botërore për të dëmtuar më tej rendin perëndimor, duke e ditur se Kina nuk do ta kundërshtojë axhendën e saj të kaosit, për sa kohë që kjo e fundit nuk prek interesat e Pekinit.

Politika e jashtme e Rusisë, e lejon Moskën të fitojë shumë terren në Afrikë dhe gjetkë. Por përpjekja e madhe që kërkohet nga lufta në Ukrainë e kufizon hapësirën e saj për veprim. Për shembull, ajo është detyruar të tërheqë së fundmi nga Siria një sistem të mbrojtjes ajrore.

Nga ana tjetër Rusia nuk mund të ndikojë aktualisht në dinamikën aktuale të ngjarjeve në Lindjen e Mesme. Disa thonë se Evropa ka fatin të jetë një “fuqi gjeopolitike”, por kjo është ende shumë larg realitetit. India, një fuqi rajonale në rritje, është shumë aktive muajt e fundit, një ditë në Uashington, tjetrën në Moskë, duke shfrytëzuar maksimalisht çdo opsion, por pa i hequr sytë nga një rivale e fortë dhe fqinje si Kina. Kjo botë “jo polare” i përshtatet shumë Nju Dehlit. Të paktën për momentin. Siç e dinë të gjithë, natyra e urren boshllëkun./Përshtati Pamfleti nga “Le Monde”

shba nuk po udhëheq dështimi amerikan fundi i pax americana agjenda ruse e kaosit

Lini një Përgjigje