TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Gusht 2023, 11:28

SHBA paralajmëroi për të tjerë "koka shteti" non-grata, Spartak Ngjela: Së shpejti do të nxjerrin emra!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA paralajmëroi për të tjerë "koka shteti"
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me paralajmërimin nga SHBA se të tjerë emra do shpallen “non grata” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ishte i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Escobar i cili paralajmëroi se persona të tjerë që do shpallen non-grata nga shteti amerikan.

Ngjela tha se kjo gjë pritet pasi në Shqipëri ka një nivel të lartë korrupsioni.

Ai foli për Ballkanin Perëndimor, mund edhe të ketë. Ne e kemi një non-grata, kemi dhe disa që janë ish-ministra. Ata mund të nxjerrin emra, por problemi jonë është se ne nuk kemi një opinion publik. Opinioni publik tek ne është në heshtje. Ai e ndalon dhe korrupsionin shtetëror, por tek ne është në heshtje”, tha avokati Spartak Ngjela për “Zona Zero”.

Kujtojmë që dy ditë më parë Escobar u shpreh se korrupsioni në Ballkan është një problem i madh në këtë rajon. Ai shtoi se SHBA kërkon që të shohë rrugën europiane të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE”, tha Escobar.

 

spartak ngjela non grata korrupsioni

Lini një Përgjigje