
Analisti Ben Andoni tha se vendi ynë është akoma në procesin e skanimit, ndërsa Maqedonia duhet të kalojë edhe një votim në kuvend.
Ai u shpreh se me këto përpjekje që kanë bërë vendet tona dhe t’i shtohen vende problematike si Moldavia dhe Ukraina, atëherë e kupton se është shumë utopike që të ndodhë integrimi në 7 vite.
“Ishte një propozim i kreut të KiE-së, dhe jo një kërkesë. Vendi ynë është akoma në procesin e skanimit, ndërsa Maqedonia duhet të kalojë edhe një votim në kuvend dhe një veto nga ana e Bullgarisë. Prandaj vitit 2030 është një vit i largët. Forumi i Bled është një aktivitet serioz, por më shumë rëndësi i jep media se sa është realisht.
Kishte përplasje dhe qesëndisje mes vendeve. U tha aty se në samitin do të diskutohet për çështjet e Evropës. Me këto përpjekje që kanë bërë vendet tona dhe t’i shtohen vende problematike si Moldavia dhe Ukraina, atëherë e kupton se është shumë utopike që të ndodhë integrimi në 7 vite", tha ai për "Ora News".
Lini një Përgjigje