Politike 3 Maj 2023, 16:05

SHBA përgatitet për reprezalje në Tiranë? Pasuesi i Yuri Kim do të vijë bashkë me ekspertë antikorrupsion

Shkruar nga Pamfleti

SHBA përgatitet për reprezalje në Tiranë? Pasuesi i Yuri Kim

Përveç ambasadorit të ri, SHBA do të sjellë në Tiranë edhe ekspertë të OPDAT...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po përgatiten për një fazë të re në luftën ndaj korrupsionit dhe instalimit të shtetit ligjor. Ambasadorja Yuri Kim do të largohet shumë shpejt, por ardhja e ambasadorit të ri do të vijë me zhvillime të forta. David J. Kostelancik do të pasojë ambasadoren Kim dhe ai e ka deklaruar se prioritet do të ketë luftën ndaj korrupsionit. Senati e aprovoi kandidaturën e tij dhe pritet që të mos zgjasë shumë procedura për emërimin final të tij. 

Por interesant është fakti se teksa pritet emërimi i tij, SHBA ka nisur të “blindojë” një prej organeve më të rëndësishme të saj në vendin tonë, sa i takon reformës në drejtësi. Bëhet fjalë për misionin “OPDAT”. Departamenti i Drejtësisë ka nxjerrë një njoftim në faqen zyrtare, ku bën me dije se do të emërojë këshilltarë të rinj, që do të asistojnë në luftën ndaj korrupsionit dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

Këshilltari Ligjor Rezident (RLA) përfaqëson Departamentin e Drejtësisë të SHBA dhe OPDAT në zbatimin e programeve të zhvillimit të sektorit të drejtësisë penale për Qeverinë e Shqipërisë. Objektivat kryesorë të këtyre programeve janë forcimi i institucioneve hetimore, prokuroriale dhe gjyqësore brenda Shqipërisë në administrimin efektiv dhe të drejtë të drejtësisë. Programet e RLA-së ndihmojnë në luftën ndaj rasteve komplekse kriminale, duke përfshirë korrupsionin, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe krimet financiare. Kjo duke krijuar korniza të forta ligjore dhe politike, duke forcuar sektorët e sigurisë dhe drejtësisë, si dhe duke ndërtuar institucione të përgjegjshme që respektojnë të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës. Ky pozicion do të fokusohet veçanërisht në zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve dhe personelit anti-korrupsion për të asistuar në rastet e korrupsionit publik të nivelit të lartë dhe kryerjen e analizave mbi boshllëqet ligjore që kanë të bëjnë me korrupsionin”, thuhet në njoftim.

Pra duket se me ardhjen e ambasadorit të ri, do të nisë një etapë e re në luftën ndaj të korruptuarve në Shqipëri. /Pamfleti

SHBA përgatitet për reprezalje në Tiranë? Pasuesi i Yuri Kim
Njoftimi i Departamentit të Drejtësisë

 

shba korrupsioni opdat