
Pas Ardian Dvoranit, SHBA shpall Altin Dumanin kampion të luftës antikorrupsion....
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë "tërbuar" politikën shqiptare. Teksa po përballet me sulme nga të gjitha krahët, kreu i SPAK Altin Dumani është shpallur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, kampion i luftës antikorrupsion.
Sot në DASH po mbahet ceremonia e shpalljes së 10 kamionëve antikorrupsion dhe këtë vit në listë është futur kreu i SPAK, duke bërë që Shqipëria të ketë dy kampionë. Duhet theksuar se në vitin 2021, një çmim të tillë mori Ardian Dvorani, në atë kohë për shkak se bllokoi tentativat e Ilir Metës për të kapur Kushtetuesen.
Ceremonia po drejtohet nga vetë Sekretari i Shtetit, i cili tha fjalët më të mira për Altin Dumanin. Sipas tij, ai po godet korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Altin Dumani, nga Shqipëria, drejton një agjenci të re (SPAK). Ka goditur politikanë të lartë, por edhe grupe të rëndësishme kriminale, duke bërë punë të jashtëzakonshme dhe një nga njerëzit më të besueshëm dhe institucion me të besueshme në Shqipëri”, tha Blinken.
Më herët ai tha: “Ne sot vlerësojmë 10 individë të rëndësishëm që kanë bërë luftë të jashtëzakonshme kundër korrupsionit dhe ti mbështesim ata. Në e dimë që në momentin që qeveritarët bëjnë korrupsion, qytetarët humbin besimin te qeveria. Por krijon edhe kushte për kriminelët dhe terroristët që të jenë më aktivë. Ndaj ne kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme për të trajnuar për të dhënë ndihmë për këto vende që kanë probleme”.
Blinken pati një mesazh edhe për të korruptuarit, duke paralajmëruar të tjera “non grata”.
“Ne prandaj kemi vendosur sistemin non grata, për njerëzit problematikë, për ata që kanë bërë korrupsion. Dhe puna që kanë bërë këta njerëz është e jashtëzakonshme se ka dhënë rezultate të jashtëazakonshme sepse kanë dhënë ndryshimin e perceptimin”, u shpreh Blinken.
Por shpallja e Dumanit kampion, është një kambanë alarmi për politikën, sidomos për Metën, Berishën, Ramën dhe të gjithë ata që e sulmojnë. Për amerikanët ai është njeriu që po godet të korruptuarit dhe ky është vlerësimi më i madh që mund t’i jepet një prokurori.
Ky çmim vjen para se administrata Biden të dorëzojë detyrën. Ka shumë zëra që thonë se me ardhjen e Trump situata mund të ndryshojë, por me këtë që ndodhi sot duket e vështirë. Amerikanët e bënë të qartë se SPAK është organ i ngritur prej tyre dhe Dumani po ashtu ka fituar mbështetjen maksimale të Uashingtonin. Pra duket se këtë herë SHBA i tregoi "Noc Rrokun" Edi Ramës, që deklaronte se refomën nuk e bëri SHBA.
Duhet theksuar se gjatë kohës që Dumani ka drejtuar SPAK, janë goditur thuajse të gjitha bandat kriminale në vend. Po ashtu janë nën akuzë Sali Berisha, Ilir Meta dhe shumë eksponentë të Partisë Socialiste. Sinjalet janë se do të ketë dhe shumë të tjerë dhe çmim sot do lërë pa gjumë shumë emra në politikanë e Tiranës. /Pamfleti
Lini një Përgjigje