TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Gusht 2025, 18:53

Shembja e ndërtimeve pa leje në Vlorë, Rama publikon videon: Mos kini merak, do të ndëshkohen edhe shkelësit e mëdhenj

Shkruar nga Pamfleti

Shembja e ndërtimeve pa leje në Vlorë, Rama publikon videon: Mos

Kryeministri Rama ka publikuar një video nga shembja e një ndërtimi pa leje në Vlorë.

Përpos videos ai ka shkruar se pamjet shkojnë “për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”.

Rama paralajmëron edhe pakon e re të masave për ata që shkelin rregullat. Ai thekson se do të ndëshkohen të gjithë ata që kapen në paligjshmëri.

“Kjo video është për ata që kanë merakun e gabuar se s’po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj, si edhe për të ritheksuar faktin që kjo ngrehinë këtu nuk është as e pari e as e fundit që rrafshohet për paligjshmëri, ndërkohë që të tjera procese sekuestrimesh po bëhen në Vlorë e jo vetëm, për shkelje brutale të lejeve të ndërtimit.

Njëkohësisht pakoja e re e masave që do të miratojmë së shpejti do të jetë një mesazh i qartë për të gjithë, ata që shkelin ligjin duke lënduar mjedisin e përbashkët po edhe ata që mbyllin sytë përpara shkelësve”, shkruan ai.

Lini një Përgjigje