TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2025, 20:05

Shkrirja e Komisionit të Integrimit, BE ‘siluron’ PS: Çdo hap të bëhet me konsensus politik

Shkruar nga Pamfleti

Shkrirja e Komisionit të Integrimit, BE ‘siluron’ PS:

Ambasada e BE reagon për reformimin e Kuvendit...

Deputetët e mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë kanë propozuar për shkrirjen e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian dhe për ta përfshirë atë brenda Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme. Po ashtu bashkë me të do të shkrihen dhe reformohen disa komisione të tjera.

Por duket se ky proces po monitorohet nga Bashkimi Europian. Ky i fundit ka reaguar për gazetarin Osman Stafa.

Përmes disa pyetjeve drejtuar delegacionit të BE-së, Stafa kërkoi informacion nëse  Delegacioni i BE-së është dakord me shkrirjen e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian, dhe a vlerësohet ky akt i njëanshëm i mazhorancës si një ngushtim i hapësirës së opozitës në procesin e integrimit, duke patur në konsideratë që për më shumë se 20 vjet ky komision është drejtuar vetëm nga përfaqësues të opozitës?

Në reagimin e tij, delegacioni i BE-së thotë  se parlamenti shqiptar është një institucion kyç për cuarjen përpara të agjendës së reformave që lidhen me BE-në. Por sipas tyre, duhet konsensus.

Parlamenti i Shqipërisë është institucioni kyç për çuarjen përpara të agjendës së reformave që lidhen me Bashkimin Evropian dhe për konsolidimin e progresit të arritur deri tani në kontekstin e procesit të anëtarësimit.

Në këtë drejtim, priten me padurim hapat konstituivë të parlamentit të ri, ndërsa integrimi në BE mbetet një përparësi ndërpartiake për ligjvënësit në legjislaturën e re parlamentare.

Për të qenë i suksesshëm, anëtarësimi kërkon konsensus ndërpartiak”, shprehet BE për "News 24".

Lini një Përgjigje