TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2025, 18:58

“Është 10 hapa para të tjerëve”/ Rama largon zv/ministren që i bënte lajka, ikin edhe Ceno Klosi me Romina Kukon

Shkruar nga Pamfleti

“Është 10 hapa para të tjerëve”/ Rama largon

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot ndryshime në nivele zv/ministërash. Ilva Gjuzi është liruar nga posti i zv/ministres së Turizmit. Bashkë me të janë larguar edhe Ceno Klosi dhe Romina Kuko.

I pari ishte zv/ministër i Transporteve, ndërsa Kuko zv/ministre e Brendshme. Të tre u zgjodhën deputetë më 11 maj dhe, si duket, prandaj vjen lirimi nga detyra. Mister mbetet vendimi për Ilva Gjuzin, e cila u emërua pas elozheve që i bëri Edi Ramës.

Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa më përpara se të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra, kjo është një e metë e madhe, sepse të jesh shumë përpara është e metë”, tha Gjuzi një vit më parë.

Kaq u desh dhe ajo u bë zv/ministre. Më pas rama e bëri deputete në Tiranë. 

Lini një Përgjigje