TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2025, 16:13

Shqipëria dhe kartelet e drogës, pse Trump po e toleron Edi Ramën?

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria dhe kartelet e drogës, pse Trump po e toleron Edi

Media amerikane: Rama, aleat i NATO-s apo partner i mafies ndërkombëtare të drogës?

Një artikull tronditës i publikuar nga "Washington Examiner" ka vënë në shënjestër Shqipërinë dhe vetë kryeministrin Edi Rama, duke e lidhur drejtpërdrejt me aktivitetet e paligjshme të një prej karteleve më famëkeqe të drogës në botë: kartelit Sinaloa të Meksikës. Pyetja që shtrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë është: Pse administrata Trump e toleroi një aleat të NATO-s që, sipas zyrtarëve amerikanë të inteligjencës, po vepron si partner i pastrimit të parave për kartelet meksikane të drogës?

Artikulli thekson se, ndonëse Donald Trump e ka shpallur luftën kundër drogës si një nga prioritetet e tij kryesore, një pjesë e kësaj lufte po shpërfillet qëllimisht kur bëhet fjalë për “aleatë nominalë” si Shqipëria. Në mënyrë të qartë thuhet se, nën drejtimin e Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në kryeqytetin europian të trafikut të drogës, ku mafia shqiptare kontrollon tregje kyçe në Londër, Evropën Perëndimore dhe më gjerë.

Sipas “Washington Examiner”, këto rrjete kriminale nuk merren vetëm me kokainë. Ato janë përfshirë gjithashtu në trafik armësh, rrjete prostitucioni dhe pastrim parash përmes bizneseve formalisht legale. Më shqetësuesja është se përdorin dhunë ekstreme për të dominuar tregun dhe për të frikësuar organet ligjzbatuese, të cilat në shumë raste duken të pafuqishme ose të komprometuara.

Gazeta amerikane i referohet burimeve të shumta të inteligjencës dhe sigurisë në SHBA, të cilët pretendojnë se Rama jo vetëm që i ka lejuar këto aktivitete, por është përfitues i drejtpërdrejtë i tyre. Në rastin më të keq, thuhet në artikull, Rama po ndjek të njëjtin model si Maduro në Venezuelë: mundësues politik i mafias, që mbron dhe pasurohet përmes rrjeteve të krimit të organizuar ndërkombëtar.

Një rast konkret që përmendet është ai i Luftar Hysës, i sanksionuar më 13 nëntor nga Departamenti i Thesarit i SHBA. Ata akuzohen për përdorimin e bizneseve në Meksikë, përfshirë lokale të lojërave të fatit dhe restorante, për pastrimin e të ardhurave të gjeneruara nga trafikimi i narkotikëve. Megjithatë, edhe pas këtij hapi të Uashingtonit, në Tiranë nuk ka pasur asnjë reagim nga autoritetet shqiptare. Heshtja flet.

Washington Examiner e cilëson Shqipërinë si një “shtet mafioz”, që ofron strehë të sigurt për kriminelët ndërkombëtarë. Një vend që zyrtarisht është pjesë e NATO-s dhe aleat i SHBA-së, por që realisht ka lejuar ndërtimin e një ekonomie paralele kriminale, e lidhur me rrjete transnacionale droge nga Amerika Latine deri në Evropë.

Artikulli mbyllet me një paralajmërim të qartë: nëse Edi Rama nuk ndryshon kurs dhe nuk fillon të përballet me realitetin e aleancave të tij kriminale, SHBA do të jetë e detyruar të reagojë. Trump, thuhet, duhet t’i dërgojë një mesazh të prerë: ose me ligjin dhe luftën kundër karteleve, ose përballje me pasojat. /Pamfleti

 

1 Komente

  1. Z
    Zhuzhu

    Pyesni Frrok Çupin se pse ky "veneciani" yne ( nga ana e gjyshes ) dhe katundar Berati ( nga ana e babait ) toleron gjithë drogen qe derdhet ne Europe , dhe jo vetem qe e toleron por edhe e lejon te pastroje parate ne qindra kulla qe i zune rrymen Tiranës !

    Lini një Përgjigje