TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2025, 17:39

"Shteti ka rënë, po shkojnë në dyert e SPAK të gjithë të korruptuarit", Korreshi tregon lëvizjen që duhet të bëjë opozita

Shkruar nga Pamfleti

"Shteti ka rënë, po shkojnë në dyert e SPAK të

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka folur për “Foltoren 2” dhe rëndësinë e saj që u mbajt të hënën përpara Kryeministrisë.

Korreshi u shpreh kritik ndaj qeverisë duke thënë se në asnjë moment nuk merret dhe hallet dhe problematikat e qytetarëve, por ka kohë vetëm të vjedhë paratë e shqiptarëve.

Gjithashtu Korresh foli edhe për strategjinë e Partisë Demokratikë, duke thënë se është shumë e rëndësishme që të riorganizohet për shkak të përplasjeve që e kanë përfshirë opozitën.

Varet se si janë pritshmëritë. PD ka të gjithë potencialin për të ngritur një protestë madhështore. Por e dini që ka edhe anën financiare. Të gjithë njerëzit shpenzojnë për të ardhur në Tiranë. Të gjithë demokratët që kanë 12 vite që shpenzojnë. Sot për demokratët që kanë 12 vite që i janë mbyllur dyert e çdo institucioni për çdo shqiptar janë shumë. Nëse do thirret një Foltore apo protestë çdo të hënë, mendoj që duhet të marrësh në konsideratë edhe anën financiare të qytetarë. Edhe Foltorja e djeshme, e pamë,  kanë problematika direkt. Bujqit që janë më të dëmtuarit. Këto ditë qeveria nuk e ka pasur mendjen, por ka më tepër kohë për të mbrojtur ministren e saj të përpilojë dokumente. Pra ajo që kemi krijuar është që qytetarët të kenë mundësi të shprehin hallet e tyre”, tha ai.

Më tej gjatë intervistës, Korreshi theksoi se “Foltorja 2” është zëri i qytetarëve. Gjithashtu ai u ndal edhe tek situata në Partinë Demokratike, duke thënë se në çdo kohë partitë politike kanë probleme.

Unë mendoj se gjërat po shkojnë  ashtu siç po shkojnë në SPAK. Ka pasur momente kur kam humbur besimin sic kanë qenë zgjedhjet e 2025 pasi prisja shumë më tepër nga SPAK. Por thënë kjo, unë pres më tepër pasi zëri jonë është Komisione që vazhdojmë denoncojmë.  Janë bërë denoncime nga të gjithë deputetët apo kryetari i grupit parlamentar që kemi parë që ka çuar denoncime, po shkojnë në dyert e SPAK të gjithë të korruptuarit, e kemi parë. Mendoj që zëri nuk është vetëm foltorja.

Do më pëlqente shumë më tepër që të ishin vetë njerëzit Foltorja…Ne po e shohim se si po vidhet dhe si është ndarë leku i shqiptarëve. Apo i është dhënë njerëzve të caktuar. Kemi parë magazinieri që po marrin porte në Vlorë. PD opozita patjetër ka problemet e veta. Por, që nga 2009 që unë marr pjesë në PD dhe sa i përket Lushnjes, është një periudhë e gjatë dhe kur një parti politike kalon në opozitë, radhët prishen. Dhe shumë njerëz kanë pritshmëri zero. Opozita ka detyrën të kërkojë qeveri teknike dhe ikjen e qeverisë. Ne duhet të fitojmë zemrat që jemi alternativa dhe kjo besoj unë është pjesa më e vështirë.

E kemi parë me dhjetëra drejtorë apo ministra paraqiten në SPAK. Për mua shteti ka rënë. Sot e vetmja arsyeje që kjo qeveri mbahet në këmbë është ajo që ka kaluar opozita. Pasi përpos gjithë hajdutërisë që ka ndodhur dhe situatës që përballemi, u mendoj se duhet riorganizimi i strukturave, duhet që të shihet nga njerëzit si alternativë qeverisëse.

Për problematikat që kaloi PD, ne kemi problem se më “të pa adhurueshëm” vazhdojmë të kemi njëri tjetrin. Pasi pas gjithë përplasjeve kemi ato vragat. PD po kalon në një cikël zgjedhor, rigjenerimi, me cdo element të ri për t’u bërë atraktive edhe për pak njerëz që kanë mbetur këtu”, shtoi Korreshi në “Studio 24”.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Z.Korreshi! Më dukesh edhe djal i zgjuar edhe djal i mirë. Edhe me humor të shëndetshëm. Ka rënë PD se ka rënë Sali Berisha. Ka rënë 'Kasta'politike 34 vjeçare.

    Lini një Përgjigje