TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2025, 10:50

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura, Sula: E qëllimshme për të shmangur SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

Shtyrja e raportimeve të institucioneve të pavarura, Sula: E

Ka vijuar me debate seanca e sotme plenare mes demokratëve dhe socialistëve.

Deputeti Dashnor Sula shprehu gjithashtu kritika për shtyrjen e raportimeve të institucioneve të pavarura për në shtator. 

Sula tha se arsyeja pse shtyhen është për shkak të personave që janë në konflikt interesi me institucionet e drejtësisë, kryesisht SPAK.

"Zonja kryetare, ju tërheq vëmendjen shumë sinqerisht për qasjen tuaj në raport me institucionet e pavarura e pafalshme të shkelësh kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit, ku thuhet se institucionet e pavarura jo më vonë sesa qershori i vitit pasardhës të raportojë në Kuvend dhe të miratojë rezolutat e tyre, është antikushtetuese që kuvendi i ri të marrë në shqyrtim raportimin e institucioneve të pavarura në komisionet parlamentare. Pse ndodh kjo? Arsyeja është se në komisione ka persona që kanë konflikt interesi me institucionet e pavarura. Kjo shmangie është e qëllimshme. Po aludohet se keni konsultë me qytetarët për këto raporte, nuk ka ndodhur kurrë. Pse sot në këtë sesion të fundit po ndodh një praktikë e tillë. Ka qëllimshmëri për të shmangur, sidomos SPAK", u shpreh Sula.

Lini një Përgjigje