TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2025, 10:44

"Pranoni propozimin", Berisha kërkon Avokatin e Popullit nga PS

Shkruar nga Pamfleti
"Pranoni propozimin", Berisha kërkon Avokatin e Popullit nga PS
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar nga PD, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit.

"Problemi i Avokatit të Popullit shtyhet prej 1 viti, për shkak se ju nuk pranoni kandidaturën e opozitës, ndonëse plotëson, çdo kriter.

Në rregull ka qenë që avokati propozohet nga opozita.

Kërkoni të impononi nëpërmjet përjashtimeve pa asnjë kriter, të kandidaturave që paraqet opozita dhe jeni të gatshëm ta shtyni me vite, për faktin se një kandidature nga ana juaj nuk pranohet, për shkak se ka qene i dënuar politikisht.

Ndregjoni plotëson të gjitha kriteret, hajde ta votojmë dhe ta mbyllim sot këtë punë.

Për ne ky është një institucion që duhet të plotësohet me drejtuesin e tij", tha Berisha.

berisha

Lini një Përgjigje