Refuzimi i takimit me Trump, shpallja e Luftar Hysës si kërcënim për sigurinë amerikane dhe bojkoti i zyrtarit të DASH ndaj Ramës, ndërsa Fleming takon SPAK-un tregojnë se Uashingtoni po e trajton kryeministrin shqiptar si një lider të implikuar në rrjete të errëta financiare...
Brenda një muaji, qeveria amerikane ka dhënë tre shenja të forta politike kundër Edi Ramës.
E para ishte refuzimi i Donald Trump për të takuar kryeministrin shqiptar në samitin e NATO-s në Hagë, i zhvilluar në fund të qershorit.
Siç raportojnë burimet pranë Shtëpisë së Bardhë, ishte shefja e kabinetit që refuzoi kërkesën e Richard Grenell për një foto me Ramën.
Shenja e dytë është sanksionimi i një familjeje shqiptare nga Departamenti i Thesarit si kërcënim për sigurinë e SHBA.
Bëhet fjalë për Luftar Hysën, i cili është akuzuar si i lidhur me qarqet financiare të një prej karteleve meksikane të narkotrafikut, përkatësisht Sinaloas.
Një person pa asnjë fuqi politike, apo edhe një familje e rëndësishme financiarisht, nuk ka nevojë të shpallet publikisht nën sanksione.
Një gjykatë amerikane, apo vetë DEA, mund të operojë nominalisht, duke kryer procedurat e nevojshme për të bllokuar pasuritë e çdo të dyshuari për narkotrafik.
Publikimi i këtij vendimi të Departamentit Amerikan të Thesarit nuk u bë sepse Hysa është personazh politik apo armik publik i SHBA, por sepse ai është një njeri i rëndësishëm për qeverinë e Edi Ramës.
Jo vetëm e ka takuar, por ka marrëdhënie të tilla që DEA dhe qeveria amerikane i kanë zbuluar, marrëdhënie me rëndësi politike për Shqipërinë.
Konkretisht, qeveria amerikane nuk ka goditur Luftar Hysën, por Edi Ramën, dhe duhet thënë se e ka goditur shumë fort: duke e cilësuar një person të afërt me një narkotrafikant ose pastrues parash të narkotrafikut.
Edhe pse jo në të njëjtin nivel, kjo masë i ngjan cilësimit të presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, si i lidhur me narkotrafikun.
Kështu është cilësuar sot edhe Rama.
Ka shumë gjasa, dhe kështu duket, se kjo masë ka ardhur nga lobimi i fortë i bërë nga Lacivita, që para 11 majit.
Në këtë linjë janë edhe shkrimet e muajve të fundit në mediat pranë MAGA-s dhe në disa media europiane.
Megjithatë, jemi në një realitet që po përvijohet si standard politik i Uashingtonit, i cili më pas u ndoq me lëvizjen e tretë, që u bë publike dje.
Zyrtari i lartë i DASH, Mark Fleming, kreu për Ballkanin, gjatë vizitës në Tiranë ka bojkotuar Edi Ramën.
Ai ka takuar Niko Peleshin nga mazhoranca, ministren e Brendshme Koçiu, ministrin e Drejtësisë, ndërkohë takimin më të rëndësishëm e ka pasur në SPAK.
Aty ka takuar jo vetëm Altin Dumanin, por edhe Klodian Brahon.
Fleming ka takuar edhe Partinë Demokratike, dhe atë, me një ekip të gjerë:
Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Ina Zhupa dhe Oerd Bylykbashi.
Nuk është takuar Sali Berisha; zyrtari i lartë amerikan nuk ka shkelur në selinë e PD-së, pasi takimi u zhvillua në ambasadën amerikane.
Leximi është i thjeshtë: SHBA po e trajton Edi Ramën njësoj si Sali Berishën. Zyrtarizimi i sanksionit duket vetëm çështje kohe…/Pamfleti
He vazhdoni shisni njeri tjetrin te te huajte dhe groposeni Shqiperinemnme thelle se c'e kini groposur. Si mundet tju vleresoje bota kur ju si llazoret te dyqani fshatit shisni robte e shtepise? Si e vleresoni ju personalisht nje person qe shet vellane e familjen te rruga!? Turp! Hallet e shtepise zgjidhen brenda shtepise e jo rrugeve. Ata qe vijne nuk vijne se u vjen keq per ne por se duan te rruajne ndonje cope toke, minerale, turizma e izma e izma. O fshatare te pagdhendur a ua lexoni syte si u picerrijne te huajve e kane nje nenqeshje qe tregon sarkazmen me injorancen tuaj? Cfare mund te prisni nga persona qe nuk jane ne standarde e ne shina me vehten, moralin e familjet e tyre!? Si mund te shkojne mire punet popullin e popujt, kur vijne ca legene e takohen me legene si vehtja e tyre e po sundojne boten!? Fatkeqesi e madhe per Shqiptaret kokeulur.
Ate Ilir qelbesire Meten e urrej ne kulm por nje fjale te vertete tha per Dumdumanin. E pashte kur foli ne Parlament e i merrej goja si femijet e klases se pare qe nuk e kishin lexuar Abetaren. Pse me kete Dumudum do e beni drejtesine ne Shqiperi? O pika juve!
Jarabi nuk e le pas listes se re korruptuarve Ed Ramen, qe me korrupsionin e pandalshem po zhben Shqiperine, po grabit paret e shqipove dhe po varferon shqipot. Ky mender kryeminister eshte jo me pak se Madura, dirigjent i grupeve kriminale te droges nderkombetare.