
Deputeti demokrat Xhelal Mziu është përballur me kolegun e tij nga Lëvizja Bashkë, Redi Muçi.
Në studion e A2Cnn, demokrati tha se eksponentët kryesore të subjektit të drejtuar nga Arlind Qori punojnë në administratë.
“Partia që ju përfaqësoni punon në administratë shtetërore. Eksponentët kryesore të Lëvizjes Bashkë janë në pushtetin qendror dhe vendor. Nuk dua ta ul nivelin. Gjatë këtyre seancave kartoni i kolegut ka qenë si mazhoranca”, tha Mziu.
Demokrati Mziu foli dhe për sistemin zgjedhor, për të cilin akuzoi mazhorancën se ka vepruar me forcën e kartonëve.
“Sot kemi një sistem zgjedhor që e ka larguar deputetin nga votuesi. Absolutisht PD nuk ka qenë me këtë sistem që ne kemi sot. Ne gjatë legjislacionit që kaloi kishim dy komisione për reformën zgjedhore dhe administrative.
Të dyja nuk bënë asgjë. Mazhoranca nuk i konsideroi propozimet tona. Ne kemi kërkuar prapë ngritjen e këtyre komisioneve. Duhet një marrëdhënie proporcionale në këto komisione. Por edhe kolegu ka të drejtë të jetë dhe të japë mendim, por jo të vendosë”, tha Mziu.
Po mere xhelal mziu koleget tuaj nuk kane njerez ne administrate shteterore.po tendera nuk merrni partia juaj.Me keqardhje juve nuk keni ndryshuar .jeni mbrapa nga 91 dhe ate retorike beni neper televizione dhe neper lokale ndryshe.Populli kujtoni ju qe han bare dhe nuk shikon ashtu ju rren mendja.jeni me keq se regjimi i Enver Hoxhes.