
Kreu demokrat, Sali Berisha, i ka drejtuar një thirrje FBI-së, Kongresit dhe Senatit, por edhe Departamentit të Drejtësisë në SHBA që të ndihmojnë në atë që e konsideroi si superskandali i Kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin Charles McGonigal. Në një konferencë për mediat, Berisha akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumani se po bllokon hetimet lidhur me skandalin.
“Unë jam këtu sot për t’i bërë thirrje FBI-së, Ministrisë së Drejtësisë të SHBA, Kongresit dhe Senatit të ndihmojnë shqiptarët në hetimin e këtij superskandali, pasi Altin Troplini, ky mercenar i Edi Ramës, mban prej tre vitesh në sirtar dosjen e dorëzuar nga opozita.
Një dosje të sensivitetit të më të lartë.
Një dosje, e cila mjafton të marrësh dosjen shqiptare të gjykatës së Uashingtonit dhe Edi Rama del po aq fajtor sa vetë McGonigal për ryshfetin që ka marrë dhe që ky i ka dhënë atij.
Por i ka shumë të errëta lidhjet e tij me Dorian Duçkën dhe jo vetëm Dorian Duçkën.
Thirrja ime është të hetohet.
PD disponon fakte dhe të dhëna absolutisht me interes të padiskutueshëm në këtë proces hetimi dhe mund të japë një kontribut të çmuar.
Por, njeriu që po bllokon hetimin është Altin Troplini.
Është një dhe vetëm një, Altin Troplini, i cili ka hapur gjoja çështjen, por çështjen e ka hapur pa thirrur kurrë Edi Ramën, pra pa emër, siç ka hapur çështje për Irena Gjokën.
Pra, në të dy rastet për të mbrojtur”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje