TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2025, 22:46

 A do të shkarkohet Gaz Bardhi si kryetar i grupit? Gazetari zbulon zhvillimet që priten nga PD të mërkurën

Shkruar nga Pamfleti

 A do të shkarkohet Gaz Bardhi si kryetar i grupit? Gazetari zbulon

Analisti Agim Baçi, ka komentuar mbledhjen e thirrur nga Sali Berisha për të mërkurën me kryesinë e Partisë Demokratike, duke theksuar se nga ky takim do të përcaktohen emrat kyç dhe drejtimi i aksionit opozitar në Kuvend.

Do të marrim vesh emrin e kreut të grupit, emrin e nënkryetarit të Parlamentit, si edhe aksionin në Kuvend që tashmë dihet. Fillimisht do të jetë hetimi i zgjedhjeve, një komision për hetimin e procesit zgjedhor dhe më tej komisionet e tjera që janë të domosdoshme, si McGonigal apo IPARD. Ndoshta këtë të fundit mund ta ketë prioritet Partia e Lirisë”, u shpreh Baçi në “A2 CNN”.

Ai nënvizoi se, ndonëse mazhoranca ka shumicën e thjeshtë, nuk mund të qeverisë pa pengesa nëse opozita e bashkuar e bën punën e saj. “Rama ka 83 vota, por nuk mund të bëjë ç’të dojë. Një njeri që të vjedh votën, të fut dorën edhe në xhep”, theksoi analisti.

Lini një Përgjigje