
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha deklaroi sot se Kamza do e refuzojë modelin që ofron Edi Rama në krye të kësaj bashkie.
Gjatë takimit me qytetarët Hoxha duket se u ndal dhe te denoncimi që bëri sot “Pamfleti”. Sot treguam se si Rakip Suli e ka kryer masterin para bachelorit. Po ashtu e ka mbarur fakultetin në moshën 53-vjeçare.
“A e meritojmë një kryetar bashkie që ka përfunduar arsimin e lartë në moshën 53-vjeçare. Ne përballë kemi Edi Ramën, dhe sojin e tyre, Rakipi është një njeri që e kanë dërguar me mision në Kamëz. Në Kamëz ka marrë gjithmonë ndëshkimin sepse jemi një komunitet që vijmë nga zona kryesisht veriore dhe për këta Edi Rama ka fobi.
Ai thotë ju meritoni të keni një gomar kryetar bashkie. Ky ka sjellë një të tillë për të na drejtuar ne, por ne do e refuzojmë me votë. Ne kemi një program të konsultuar me hallet e qytetarëve dhe prek çdo nevojë të qytetit tonë”, tha ai.
Lini një Përgjigje