TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Nëntor 2025, 12:37

“S’kemi pasur ilaçe se të sëmurët me tumore janë shumë”/ Berisha i kthehet Ramës: Të afërmit e tu s’i ke lënë pa mjekim

Shkruar nga Pamfleti

“S’kemi pasur ilaçe se të sëmurët me tumore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Ai ka komentuar deklaratat e dhëna sot nga kryeministri Edi Rama, i cili tha ilaçet për të sëmurët me tumore, mungonin për shkak të numrit të lartë të pacientëve. Kreu i PD e cilësuar si “të papërgjegjshëm” dhe “të pamëshirshëm” ndaj qytetarëve.

Berisha u shpreh se Rama bën deklarata të tilla, ndërkohë që ka numëruar shpenzimet stratosferike të kreut të qeverisë nga Giro D’Italia deri te hapja e shishes së verës me vlerë 33 mijë euro.

“Shqiptarët dhe bota pa se si Ramaduro organizoi më 11 maj farsë më të shëmtuar elektorale.

Rama sot në mënyrën më të papengueshme deklaronte qindra të sëmurëve me sëmundje të rënda, mijëra familjeve të të tjerëve që nuk janë më, se nuk kishim ilaçe duke qenë se ishin shumë të sëmurë.

7 mln euro në ditën e zgjedhjeve u shpenzuan për Giro D’Italia, ndërtoi Kopshtin e Edenit, bleu makina të blinduara, të shpenzosh 22 mln euro udhëtime në 2 vite, të hapësh 33 mijë euro shishe në zyra…, kalon në makabritet sepse nuk mendon se ka lënë ndonjë të afërmin e tij pa ilaçe”, tha ai.

Lini një Përgjigje