
Kryeministri Rama ka sulmuar Partinë Demokratike dhe Florjan Binajn, i cili u shpall kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës.
Ai tha se “shumica nuk na voton se jemi më të mirë, por sepse nuk ka më të mirë, ndërsa të tjerët janë kashtë e koqe që nuk i duhen dreqit”.
Sipas tij, nuk ka ndodhur asnjëherë që një parti politike si PD që pretendon se është alternativë, të “arratiset” nga zgjedhjet dhe të mbështesë disa persona, që i cilësoi si pseudo kandidatë të pavarur.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se kandidati Florjan Binaj është një “aktor që luan rolin e kandidatit të pavarur”.
“Askush që realisht nuk di nga brenda se çfarë bëjmë ne për të marrë mbështetjen e njerëzve të kuptojë si qëndron puna, mbi të gjitha kush thotë siç thonë ata që Shqipëria është më keq, që është më e varfër, që s’ka asnjë shans të jetë pjesë e shumicës dhe as që të mendojë atë që mendon shumica.
Unë jam i bindur dhe e them, që shumica nuk na voton se jemi më të mirë, por sepse nuk ka më të mirë. Të tjerët janë kashtë e koqe që nuk i duhen dreqit. Është e pandodhur të paktën sa e njoh unë politikën europiane, në histori që një parti, një forcë politike që pretendon të jetë alternativa e qeverisë të arratiset nga zgjedhjet dhe të fshihet pas disa pseudo të pavarur, dhe për kryeqytetin të nxjerrë një aktor që luan rolin e kandidati të pavarur.
Kjo është sfidë për ne, kur ke përballë rivalë, që nuk të sfidojnë me argumente e mençur por me muskulaturë, sharje, fyer e dhunë është shumë e vështirë të sfidohesh dhe përmirësohesh, duhet të gjesh forca brenda vetes”, tha Rama.
Lini një Përgjigje