TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Korrik 2023, 16:14

"SMS e Bashës" bën lëmsh demokratët, denoncon Sefa: S’është dërguar prej nesh, duan të dëmtojnë procesin zgjedhor në PD

Shkruar nga Pamfleti

"SMS e Bashës" bën lëmsh demokratët, denoncon

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa është shprehur se ka nisur një fushatë dezinformuese, në dëm të PD-së, ku sipas tij  një mesazh në emër të Lulzim Bashës po u shpërndahet anëtarëve të Partisë Demokratike.

Sefa tha se përmes Call Center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që s’kanë lidhje me PD-në dhe që kanë si qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar.

Ai shtoi se rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë.

Ata që vazhdojnë të ëndërrojnë që të mbajnë peng dhe dëmtojnë PD, kane ndërmarrë këto dy ditë një fushate dezinformimi. Përmes call center janë shpërndarë në qytete të ndryshme disa mesazhe që nuk kanë asnjë lidhje me PD, por që u dërgohen anëtarëve të PD në kuadër të fushatës dezinformuese qe vazhdon me qëllim për të bërë pis procesin zgjedhor për kryetar të PD.

Rastet do të referohen në organet kompetente për një hetim dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë atyre që kanë ndërmarrë një fushatë të tillë. 29 Korriku është një ditë e rëndësishme për  demokratët që presin zgjedhjen e kryetarit, organizimin, ringritjen dhe shndërrimin e PD në alternativën që presin shqiptarët”, tha ai.

sefa pd basha mesazhi

Lini një Përgjigje