Librazhdi prej disa vitesh ka rënë në monotoni dhe Mariglen Disha shihet si kandidati që mund të sjellë një frymë të re...
Mariglen Disha shihet si kandidati më favorit për të fituar zgjedhjet vendore në Bashkinë e Librazhdit.
Sipas një sondazhi të hapur nga “Pamfleti” për 24 orë, shumica e qytetarëve e shohin Dishën si fitues, i cili ka përballë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shefki Çota.
Sipas sondazhit, nga afro 1100 persona që kanë marrë pjesë në votim, 48 për qind kanë votuar për Mariglen Dishën dhe 39 për qind për Shefki Çotën. Ndërkohë që 13 për qind kanë abstenuar. Normalisht bëhet fjalë për një sondazh online, i cili nuk është 100 për qind i saktë, por tregon deri diku tendencën e votimit. Sipas të dhënave të mësipërme, kandidati socialist shihet favorit në këto zgjedhje. Partia Socialiste vendosi të sjellë një figurë të re në këtë qytetet duke mos rikandiduar më kryebashkiakun aktual.
Në fakt, Mariglen Disha është një emër jo i panjohur. Ai ka lindur në Librazhd në një familje me tradita dhe autoktone në qytet. Pasi Disha mbaroi arsimin e mesëm në gjimnazin “Ibrahim Muça” të Librazhdit, ai ndoqi më pas studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ku u diplomua në vitin 2006 si Inxhinier Ndërtimi.
Disha ka shërbyer për disa vite si drejtor i Kadastrës së Korçës e më pas në Elbasan dhe Tiranë, ku ka spikatur më punën e tij në drejtimin e institucioneve. Eksperienca e tij në miradministrim, por dhe mbështetja që ka te qytetarët e Librazhdit bëri që PS-ja ta kandidonte në këtë qytet. Mesa duket kjo i ka shtyrë dhe qytetarët të votojnë për emrin e tij. Disha në të gjitha detyrat që ka mbajtur ka qenë korrekt. Po ashtu është vlerësuar në të gjitha institucionet që ka drejtuar.
Librazhdi prej disa vitesh ka rënë në monotoni dhe ndoshta ai do të sjellë një frymë të re. Ashtu si në shumë sondazhe që ka bërë “Pamfleti”, përfshirë edhe këtë sot, tregojnë se qytetarët kanë filluar të votojnë për individët dhe përtej partive politike. /Pamfleti
Lini një Përgjigje