
Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama lidhur me Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Topi ka theksuar se pohimi i tij SPAK është nën ndikimin e Partisë Socialiste është i pabazë.
“Deklarata e Ramës se SPAK është aty prej PS është e pabazë. SPAK është një institucion i ndërtuar për të realizuar drejtësinë dhe është mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-të. Ka pasur një motivim dhe presion pozitiv për të krijuar një institucion të pavarur dhe të fuqishëm që do të luftojë korrupsionin”, u shpreh Bamir Topi për “News 24”.
Tipi ka bërë një paralelizëm me çlirimin e Kosovës, i cili theksoi se ashtu si në rastin e Kosovës që lindi si pasojë e një vendimi të fuqishëm të SHBA-ve dhe aleatëve, edhe në Shqipëri faktorët politikë dhe mbështetje e partnerëve ndërkombëtarë kanë qenë të domosdoshëm për krijimin dhe konsolidimin e SPAK.
“Nëse ndërtohet një institucion në funksion të drejtësisë, një institucion i munguar, faktorët politikë shqiptarë mund të përpiqen të ndikojnë, por nuk ka shans të shkrihet SPAK. Ky institucion ka mbështetje të fortë dhe është i konsoliduar”, tha ish-presidenti.
Lini një Përgjigje