TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shkurt 2026, 12:13

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku mungon në mbledhjen e PS

Shkruar nga Pamfleti
SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku mungon në mbledhjen e PS
Grupi parlamentar i PS

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste këtë të enjte është mbledhur në Pallatin e Brigadave që prej orës 11:00, ku do të mbajë edhe qëndrim lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Vetë Balluku nuk është e pranishme në mbledhjen e grupit socialist. 

Por kreu i PS, kryeministri Edi Rama e cilësoi një ndërhyrje brutale në pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv vendimin e GJKKO-së për pezullimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama theksoi se pezullimi i një ministri pa gjyq përbën rast të paprecedentë.

“Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale në territorin, pezullimi i ministrit nga një prokuror dhe gjykatës, me vendim të një seance paraprake pa gjyq, i pandodhur në historinë e botës. Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese në territorin e pushtetit legjislativ, përpjekja e një shoqate përfaqësuesish të gjyqësorit për të rritur pagat e veta me gjyq. Që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit pagat dhe përcakton politikat e pagave apo taksave të një vendi. Por, shpresa është që kjo fazë të jetë kalimtare dhe kuturisjet e përsëritura, jashtë kornizës kushtetuese e ligjore të fashiten sepse në të kundërt nuk do kemi gjyqësor të pavarur e paanshëm dhe as nuk do kemi një shtet funksional, një administratë publike, pa pasur frikë të marrë vendime, deri në blerjen e letrës higjienike. Ky është fakt dhe një nga mijëra faktet që mund të jap, por e zgjodha enkas pasi është më tragjikomiku. Nuk do kemi sipërmarrje të lirë dhe konsumator të çliruar nga frika se mudn të bjerë në sy. E përsëris, këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara, Shqipëria nuk ka luksin për t’u vonuar për t’i nxjerrë këto mësime", u shpreh ai.

balluku mungon në mbledhjen e ps spak kërkon arrestimin e saj

1 Komente

  1. A
    Arben

    Rama ne burg Balluku ne burg Rilindja ne burg Drejtuesit e policise shtetit te lidhur me krimin ne burg Hajdutet me imunitet dhe pa imunitet ne burg Anti shqiptaret ose te shiturit ne burg Shkelesit e ligjit ne burg dhe sekuestrim i pasurise se pajustifikuar

    Lini një Përgjigje