Avokati Spartak Ngjela ka folur në lidhje me zhvillimet politike në vend, ndërsa është ndalur në rikthimin e Bashës në PD, lëvizjes e sekretarëve në PS, shpalljen e non-grata të Berishës dhe aksionet e SPAK.
Ngjela tha se shumë shpejt SPAK do të godasë nga radhët në PD. Sipas tij amerikanët veprojnë sipas një skeme.
Avokati u shpreh ndër të tjera se Sali Berisha kërkon të shpëtojë nga rreziku që mund t’i vijë nga nongrata në Uashington.
I pyetur nëse do kishte një mundësi që Berishës t’i hiqej non-grata, Ngjela tha se kjo është veçse një “përrallë”.
Moderatorja: A mendoni se Sali Berishës do i hiqej non-grata nëse Donald Trump do rikthehej në pushtet?
“Se di unë, këto janë përralla. Mua që kur më vdiq gjyshja, nuk jam marrë më me përralla. Dhe ka një gjë, që filxhanin e kafesë, nuk e njoh. Po ta njihja, do të thosha, që filxhani i kafesë thotë këtë. Unë di vetëm se si luhet loja”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje