TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Qershor 2025, 17:01

Spiropali takon Presidenten Osmani: Zëri i Shqipërisë, mbështetje e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Spiropali takon Presidenten Osmani: Zëri i Shqipërisë,

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Prishtinë në kuadër të Forumit të Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

“Me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Zëri dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, një mbështetje e palëkundur për përshpejtimin e integrimit euro-atlantik të Kosovës, inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt partneritetit në NATO, anëtarësimin në Këshillin e Europës dhe njohjeve të reja. Krah për krah, jemi më të fortë”, shkruan Spiropali.

Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani diskutuan mbi përshpejtimin e integrimit europian dhe euro-atlantik dhe rritjen e rolit të Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Prestigji i lartë i Shqipërisë është një rrethanë e favorshme për rritjen e mbështetjes  së këtyre proceseve. Është koha për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës dhe inkurajimin e shtetit më të ri demokratik në Europë drejt anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Europës.

Kryetarja Spiropali dhe Presidentja Osmani nënvizuan edhe rritjen e koordinimit për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e rolit të faktorit shqiptar në rajon.

Lini një Përgjigje