TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2024, 16:13

“Sude me syze”/ Arlind Qori i përgjigjet Ramës: Fëmijë që bullizon si shokët e klasës

Shkruar nga Pamfleti

“Sude me syze”/ Arlind Qori i përgjigjet Ramës:

Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori i është përgjigjur kryeministrit Rama, i cili e ka quajtur “Sude me syze”, gjatë bashkëbisedimeve me pensionistët për shkak të premtimeve të tij.

Qori u shpreh se Rama duket në nivelin e një fëmije në klasë të pestë që do të bullizojë shokët e klasës. Sipas tij, puna e Sudes i shkon më shumë kryeministrit.

Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, theksoi se kryeministri i ka marrë çdo gjë vendit dhe nuk i ka dhënë asgjë.

“Më vjen keq që bie niveli i diskutimit nga një kryeministër. Nuk është sharje për mua, por një bullizim për njerëzit me syze. Mbase dhe për djalin e zotit Rama që ka syze. Zoti Rama në 2018 ka bullizuar përsëri aftësinë time për të parë. Me sa duket është në nivelin e një fëmije në klasë të pestë që do të bullizojë shokët e klasës. Ka njerëz që vuajnë stigmën, unë jo. Dhe të dëgjojnë kryeministrin që shan një njeri për aftësinë e tij për të parë. Unë e di që Sudja, Xhaferri kanë qenë ata që merrnin gjithçka dhe nuk iu jepnin gjë shqiptarëve. Kush është ai që merr gjithçka dhe nuk jep asgjë. Kështu që kjo puna e Sudes i shkon më shumë z. Rama. I keni parë dhe këto bankat me mikrokredi, kur kanë ekzistuar, në kohën e z. Rama. Ne do të jemi nesër në Durrës, do të flasim me qytetarët e Durrësit të japim idetë tona si zgjidhen problemet”, tha Qori për “News 24”.

Lini një Përgjigje