Deputetët demokratë që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Gazment Bardhin do të mbajnë takimin e radhës ditën e sotme.
Duke qenë se më 24 shtator janë zgjedhjet në Kukës, takimi do të transferohet në qytetin e Kukësit, ku opozita ka propozuar Emri Vatën.
Sakaq, pritet që tryeza e deputetëve të opozitës të zhvillohet në orën 12:00, ndërsa vendi nuk është caktuar ende.
Në takimin e një jave më parë, pas përfunsimt të mbledhjes, Sali Berisha u shpreh se së bashku me grupin e Bardhit tha se deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara qeverisë së Edi Ramës.
"Përfundoi mbledhja e grupit. U diskutua e gjithë agjenda e nesërme e parlamentit. Qendrimet që do mbajnë deputetët dhe z.Bardhi do t’ju informojë më me hollësi. U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit. Shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre. Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit. Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara. Faleminderit!"- tha Berisha.
Ndërsa Bardhi deklaroi se në takim u morën një sërë vendimesh, duke përfshirë atë për propozimin e një pakete ligjore për rritjen ekonomike, masës së ndihmës ekonomike dhe skemës së pagesës për personat me aftësi të kufizuara.
Po ashtu, Bardhi shtoi se u dakordësua edhe një axhendë e plotë e komisioneve parlamentare, ku theksoi se do të kërkojnë seanca dëgjimore për ndërprerjen e fondeve të IPARD II dhe për gjendjen e kanabisit në territorin e repartit ushtarak të Zall Herrit.
“Kjo ishte mbledhja e radhës për të rakorduar axhendën dhe aksionin tonë parlamentar. Kemi marrë disa vendime të rëndësishme. Grupi parlamentar i PD dhe Aleancës për Ndryshim ka vendosur të propozojë një paketë ligjore sa i përket rritjes së pensioneve, masës së ndihmës ekonomike dhe skemës së pagesës për personat me aftësi të kufizuara, duke çuar përpara edhe projektligjin për minimumin jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, kemi ndërtuar një axhendë të plotë të komisioneve parlamentare ku do të ketë seanca dëgjimore, një sa i përket abuzimeve të BE për bujqësinë, parlamenti duhet të njihet me raportin anti-korrupsion të BE që i është dorëzuar. Një çështje tjetër ka të bëjë me sigurinë në objekte ushtarake. Ju kujtohet kanabisi në repartin ushtarak. Ministri i Mbrojtjes dhe gjithë zinxhiri i ushtrisë do të duhet të japë llogari mbi këtë çështje përpara Komisionit të Sigurisë. Ka një çështje të mbetur pezull që është mocioni me debat dhe interpelanca me kryeministrit sa i përket inceneratorëve. Kryetarja e Kuvendit duhet të caktojë seancën. Kemi unifikuar qëndrimet për të gjitha pikat”, theksoi Bardhi.
Lidhur me konfliketet brenda PD dhe faktin që kryedemokrati Lulzim Basha e shkarkoi atë nga detyra e kreut të Grupit Parlamentar, Bardhi tha se vendime të tilla mund t’i marrë vetëm Grupi Parlamentar demokrat.
“Kryetarin e Grupit Aprlamentar të PD e zgjedh Grupi parlamentar i PD. Çështjet që lidhen me organizimin e grupit parlamentar të PD i vendos vetëm Grupi Parlamentar i PD, as Edi Rama dhe askush tjetër”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje