
Para Kryeministrisë po zhvillohet sot protesta e Partisë Demokratike, e cila sipas deputetit Saimir Korreshi do të vazhdojë me të njëjtën formë, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të flasin në vetën e parë për problemet e tyre.
Sipas tij, opozita nuk ka hapësirë në parlament për të shprehur çdo ditë shqetësimet e qytetarëve, ndaj protesta shërben si tribunë publike.
Në lidhje me “kafen” mes Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe disa kandidatësh të primareve, Korreshi e minimizoi situatën duke thënë se “nuk është çdo kafe lëvizje kundër PD-së”. Për të, PD është parti e hapur dhe dinamike, ndryshe nga “partitë hermetike”, ndaj debatet e brendshme nuk duhen parë si përçarje.
Lini një Përgjigje