Politike28 Shkurt 2023, 21:33

Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Ditmir Bushati i del në krah Kurtit: Plani evropian ka elementë mjaft pozitivë për Prishtinën

Shkruar nga Pamfleti
Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Ditmir Bushati i del në krah
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka cilësuar një hap përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, takimin që Albin Kurti zhvilloi dje në Bruksel në Aleksandër Vuçiçin.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se plani evropian ka disa elementë mjaft pozitivë për Kosovën, ku përmendet reciprociteti, pranimi i integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës, por edhe për pandryshueshmërinë e kufijve.

Mendoj që është një hap përpara në një proces të gjatë dhe sfidues që ka lidhje me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi njohur vetëm me tekstin e planit evropian, por ende nuk dimë detajet që duhet të përbëje aneksi i këtij plani dhe mekanizmi i implementimit. Plani ka disa elementë mjaft pozitivë, sepse për herë të parë flitet për reciprocitetin, pranohet integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës, për pandryshueshmërinë e kufijve. Natyrisht, njohja e pasaportës kosovare, njohja e simboleve të Kosovës janë elementë që flasin për një njohje implicite”, tha ai.

 

 

takimi kurti-vuçiç bushati