Jurgis Çyrbja, u caktua kandidat për deputet nga banda e kriminale e Shijakut, me ultimatumin e kapobandës Altin Hajri, dhënë në kupolën e PS, me të cilën ka lidhje të forta. Dhe të gjithë e dinë se listat i bën Babloku...
Mbyllja përfundimtare e karrierës së deputetit të PS, Jurgis Çyrbja dhe fillimi i përballjes me drejtësinë, është rasti i parë që brenda 7 ditësh, një deputet pyetet nga SPAK, urdhërohet të dorëzojë mandatin, thirret përsëri nga prokurorët dhe arrestohet.
Deputeti i Durrësit, Jurgis Çyrbja, u urdhërua për të dorëzuar mandatin, me qëllim që të mos i arrestohej në detyrë, siç u urdhëruan ish-deputetët Lefter Koka e Alqi Bllako, të dorëzonin mandatet para arrestimit.
Jurgis Çyrbja, u caktua kandidat për deputet nga banda e kriminale e Shijakut, ose siç thonë në Durrës e Shijak, u caktua me ultimatumin e kapobandës Altin Hajri, dhënë në kupolën e PS-ës, me të cilën ka lidhje të forta, dhe jo vetëm për vota.
Sepse, që një person, të vendoset i treti në listën me 15 kandidatë për deputetë, të partisë në pushtet në qarkun e dytë më të madh të vendit, duhet të jetë personalitet publik, ose kryetari i partisë si hartues i listave, ka ndonjë miqësi, detyrim ose siklet me të.
Dhe kandidatët për deputetë të PS të Durrësit për legjislaturën 2021- 2025, i ka hartuar kryetari Edi Rama, i cili ishte vetë kandidat i këtij qarku, i teti në listë, ndërsa Jyrgis Çyrbjen e vendosi të tretin në listë, madje gjatë fushatës elektorale e prezantoi si “figurë” dhe e emëroi në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.
Pyetja logjike, që duhet të jetë objekt hetimi nga SPAK, është kjo: - Te kush ndërhyri Altin Hajri, për të vënë Jurgis Çyrbjen, të tretin në listën e kandidatëve për deputetë të Durrësit?
Kjo përgjigje, është në përgjimet që SPAK i ka kryer vetë gjatë hetimit 2-vjeçar për deputetin Jurgis Çyrbja, por dhe në përgjimet e dosjes “SKY-ECC”, ku kanë dalë lidhjet e forta të tij me kapobandën Altin Hajri e siç thotë SPAK, përfshirjen së bashku në aktivitete kriminale.
Në bisedat telefonike, janë gjurmët dhe veprimet e zinxhirit të procedurës nga dega e PS deri te kryetari Edi Rama, për futjen e Jurgis Çyrbjes të tretin në listën e kandidatave për deputetë të Durrësit në vitin 2025.
Sipas dosjes hetimore të arrestimit, rezulton se ish-deputeti i PS-ës Jurgis Çyrbja, ka qenë pjesë e bandës “Hajri”, anëtarët e të cilës, mes tyre Altin Hajrin, ai e ka fshehur disa herë më shtëpinë e tij me imunitet deputeti, por dhe e informonte për veprimet e policisë, BKH, SPAK e agjencive partnere anti-mafie që e kishin në hetim e gjurmim.
Për të zbuluar, se te kush ndërhyri Altin Hajri, që Jurgis Çyrbja, të caktohej i treti në listën e kandidatëve për deputetë të Durrësit; përveç bisedave në SKY-ECC dhe përgjimet e SPAK; mjafton të shihen videot e kompleksit “Golden” të bandës “Hajri” në Shijak./Pamfleti
Lini një Përgjigje