TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2023, 14:29

“Të ndalohet inceneratori i Elbasanit”, Boçi: Ekspertët e huaj kanë ngritur alarmin, mund të shkaktojë tragjedi!

Shkruar nga Pamfleti
“Të ndalohet inceneratori i Elbasanit”, Boçi:
Luçiano Boçi

Kandidati për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’, Luçiano Boçi ka denoncuar inceneratorin e Elbasanit, teksa shkruan se ky masakër duhet të ndalohet pasi mbledhja e mbeturinave mbetet stok dhe se shkakton një ndotje shumë të madhe në mjedis.

Boçi ka publikuar 5 pikat që cilat rendisin arsyet se pse inceneratori i Elbasanit duhet të mbyllet pasi në të kundërt pritet të ndodhë një tragjedi njerëzore nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

“A duhet heshtur kur na kanë dënuar me vdekje? Në shkurt 2018, inxhinierët e mjedisit dhe ekspertë të përpunimit të mbetjeve, Stefan Schatz dhe Lulzim Baumann treguan tragjedinë njerëzore që pritet të ndodhë nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Lulzim Baumann (Zela) ka hartuar studimin shkencor mbi importin e mbetjeve në Shqipëri. Inxhinieri Stefan Schatz ka planifikuar ndërtimin e pjesës më të madhe të landfilleve në jug të Gjermanisë. Takimi ku u shpalosën këto fakte u organizua nga Organizata Kundër Importit të Plehrave. Sipas inxhinierit gjerman, studimi i bërë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Gjermane të Mjedisit, me Transparency International dhe Zero Ëaste Europe rendit 5 pika kryesore pse kjo masakër duhet të ndalohet.

Ekspertët e shoqatës se ricikluesve në Gjermani “German RETech Partnership” kanë zhvilluar një koncept me 5 faza në të cilët zhvillohet menaxhimi i mbetjeve. Bazuar në vlerësimin e Komisionit Evropian konkluzioni është që Shqipëria është akoma në fazën e parë të menaxhimit të mbetjeve.

Faza e parë është depozitimi i pakontrolluar. Mbledhja e materialeve për riciklim bëhet së shumti në mënyrë formale pa i respektuar parimet themelore të higjienës dhe ruajtjes se mjedisit.

Faza e dytë është edhe faza ku fillon rregullisht menaxhimi i mbetjeve. Grumbullimit sistematik, në mënyrë të rregulluar dhe të besueshme dhe vendosja e deponive të menaxhuara siç duhet përbëjnë hapin e parë në zhvillimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave…

Faza e tretë përfshin grumbullimin e ndarë të mbetjeve.

Faza e katërt përfshin zgjerimin e industrisë së riciklimit, prodhim gazi dhe çfarë mbetet shkon në incineratore.

Faza e pestë është ekonomia rrethore ku mbetja konsiderohet si burimi ku pjesa më e madhe riciklohet, pjesa që mbetet përdoret për rikuperim energjie dhe vetëm mbetjet e padjegshme dhe hiri shkon në landfill.”-shkruan Boçi.

luçiano boçi inceneratori i elbasanit

Lini një Përgjigje