Politike29 Prill 2023, 12:17

Lëkundje “sulltanësh”/ Ataku kardiak i Rexhepit dhe makthi i Edit për zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti
Lëkundje “sulltanësh”/ Ataku kardiak i Rexhepit dhe makthi
Rama dhe Erdogan

Koincidenca e ngjashmëri mes Presidentit Turk e Bablokut tonë, i cili ka kopjuar prej tij dhe ka instaluar sundimin shtetëror autokratik, korruptiv, nepotik, klanor e mafioz në Shqipëri

Përveç se janë miq e ortakë pazaresh ekonomiko-financiare, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e kryeministri Edi Rama, kanë mbi dy dekada në pushtet.

Kanë instaluar drejtimin personal të shtetit, kanë sjellje e veprime autokrate, kanë model ndërtimi të pushtetit mbi struktura kriminale; miratojnë ligje e vendime klienteliste me bazë korrupsionin, favorizimin e trafiqeve dhe pastrimin e parave; mos pranimin e mendimit ndryshe as jashtë kuadratit të partive e pushtetit të tyre dhe luftën kundër mediave të lira.

Për koincidencë, Erdogani në Turqi dhe Edi Rama në Shqipëri, më 14 maj 2023 do përballen me zgjedhje, në të cilat po shkojnë me fushata elektorale të rënduara psikologjikisht për ta, mbasi që të dy nuk duan të lëshojnë asnjë “fije” nga pushtetet që kanë.

Këtë stres e panik humbjeje, Erdogan e manifestoi më 25 prill 2023, kur pësoi atak kardiak gjatë një interviste, ndërsa pas goditjes po del vetëm me video-mesazhe elektorale nga sarajet.

Mesnatën e 17 prillit, edhe kryeministri Edi Rama u dërgua urgjent në spital për probleme me apendicitin, siç u tha; por 1 ditë pas operacionit filloi të kërcente tallava nëpër fshatra e mbillte pemë, veprim që u shoqërua me lajme mjekësh të QSUT, se nuk ishte çështje apendiciti, por gjendje e rënduar psiko- kardiake.

Këto dy raste, janë shenja se në Turqi e Shqipëri, pritet lëkundje e fortë e dy “sulltanëve”, me humbjen e Erdogan dhe fitoren e rivalit Kılıçdaroğlu; ndërsa në Shqipëri mbase nuk do ketë humbje të Edi Ramës, por rënie të madhe të mbështetjes në zgjedhjet lokale.

Këtë e tregon goditja kardiake që pësoi “sulltani” 69-vjeçar Rexhep Tayyip Erdogan, dhe stresi e paniku eksrem deri në ç’ekulibrim mendor i “sulltanit” tonë 59-vjeçar Edi Rama, i cili po bën fushatë duke përdorur administratën, buxhetin e shtetit, krimin e organizuar, policinë, paratë e pista, presionin për prerje fondesh nëse nuk do votohet PS dhe komunikim publik jo etik.

Faktikisht, Edi Rama nuk ka frikë nga humbja më 14 maj, por nga testimi se në 13 bashki të mëdha me kandidat të korruptuar, konsumuar e zhvlerësuar moralisht, si Durrësi, Elbasani, Fieri, Korça, Dibra, Vlora, Lushnja, etj., PS do ketë firo të votave deri në humbje.

P.sh., në Tiranë ku është dislokuar krejt pushteti e buxheti qendror, oligarkët, ndërtuesit, mediat e “të fortët”; PS nuk besojmë se do ketë humbje të kryetarit e kandidatit Erjon Veliaj, por do ketë diferencë  të vogël në Këshillin Bashkiak, që do të thotë zbehje e bllokim të fuqisë së kryetarit.

Edi Rama është në stres e ankth votash, mbasi e di që 40 kandidatë për kryetarë bashki i ka me profil të ulët e pa reputacion në zona, të skeduar si hajdutë e prepotentë në sjellje, që kanë krijuar neveri masive te socialistët e banorët.

Këtë të vërtetë, Edi Rama ka menduar ta fsheh duke bërë fushatë tip “sulltani”, vetëm me posterat e tij dhe me vendime personale për rritje pagash, fonde rindërtimi, 5000 lekësh për pensionistët, etiketim “gomarë” të kandidatëve dhe aktrim me tallave, për t’i thënë socialistëve e banorëve të zonave, se PS e pushteti është vetëm ai.

Aktualisht, PS ka 60 bashki, për të cilat Edi Rama ka thënë se i ka fituar me meritë më 2019, por pavarësisht se në ato zgjedhje ishte vetëm, në 42 bashki shkuan vetëm 7-15% e votuesve, ose 31% më pak socialistë e mbështetës.

Prandaj Edi Rama është në stres e panik, sepse më 14 maj i duhet të fitojë thellë minimalisht në 50 bashki, për të thënë se vota për të është stabël dhe garanci për zgjedhjet qendrore 2025, ndërsa nëse do humbasë gjysmat e bashkive, kjo tregon fillimin e rënies së “sulltanatit” të tij./Pamfleti

edi rama rexhep taip erdogan zgjedhjet paniku