TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2025, 11:27

Tenderat e rrugëve/ PD: Edhe pse nën hetim nga SPAK, kryetarja e komanduar e Tropojës injoron 3 vendime të KPP

Shkruar nga Pamfleti

Tenderat e rrugëve/ PD: Edhe pse nën hetim nga SPAK, kryetarja e

Partia Demokratike denoncon edhe një herë skandalet e njëpasnjëshme që vazhdojnë në Bashkinë Tropojë, ku për herë të tretë po sfidohet hapur ligji dhe vendimmarrja e institucioneve të pavarura të shtetit.

Genta Vangjeli nga selia e PD-së, përmes një deklarate, shprehet se më datë 15 tetor 2025, Komisioni i Prokurimit Publik, ka marrë vendimin e 3-të për tenderin me objekt ‘Ndërtim i rrugës Auto Kika-Gj. Dragobisë-Qafë Paje’, me fond limit 82.9 milionë lekë, duke përcaktuar qartë:

‘Të mos lejojë autoritetin kontraktor, Bashkinë Tropojë, për vijimin e hapave të mëtejshme të procedurës së prokurimit dhe të urdhërojë për herë të tretë rivlerësimin e procedurës sipas vendimit nr. 1181, datë 3 shtator 2025.’

Tenderat e rrugëve/ PD: Edhe pse nën hetim nga SPAK, kryetarja e

 

Tenderat e rrugëve/ PD: Edhe pse nën hetim nga SPAK, kryetarja e

Por sipas Vangjelit, pavarësisht këtij vendimi të KPP-së, Bashkia Tropojë ka vijuar të veprojë me të njëjtin standard, madje ka kërkuar në Gjykatë marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Vangjeli tha se Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, me vendimin nr.92, datë 3 nëntor 2025, ka refuzuar kërkesën e bashkisë.

Tenderat e rrugëve/ PD: Edhe pse nën hetim nga SPAK, kryetarja e

Tenderat e rrugëve/ PD: Edhe pse nën hetim nga SPAK, kryetarja e

Tenderat e rrugëve/ PD: Edhe pse nën hetim nga SPAK, kryetarja e

“Shkeljet e ligjit në këtë bashki nuk janë të reja. Kujtojmë se znj. Zyra Islamaj u komandua në krye të institucionit në fund të vitit 2024, pas arrestimit të kryebashkiakut Rexhë Byberi. Ky i fundit u lirua nga arresti shtëpiak dhe mori masën detyrim paraqitje, me vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa vijon të akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Ndërsa vetë znj. Zyra Islamaj është marrë e pandehur nga SPAK të cilën e akuzon për korrupsion pasiv për një procedurë tenderi.

Edhe pse nën hetim nga SPAK apo me procese që vijojnë në GJKKO arroganca dhe mosrespektimi i ligjit vazhdojnë pa asnjë hezitim nga zyrtarët e kësaj bashkie.

Kjo ngre pyetjen: Kush u jep garanci këtyre personave që të vazhdojnë me të njëjtat praktika korruptive, madje edhe më rëndë?

Dita kur kjo sjellje kolektive në kundërshtim me ligjin do të marrë fund, nuk është larg. Shkelësit do të mbajnë përgjegjësi”, paralajmëroi në emër të PD-së, Genta Vangjeli.

Lini një Përgjigje