TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2026, 10:47

Tensionet jashtë Kuvendit, Bardhi: Policia të ndalë dhunën! Ti Taulant, ke hall se të bëjnë me vezë kostumin e shtrenjtë

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet jashtë Kuvendit, Bardhi: Policia të ndalë dhunën!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i bëri thirrje nga foltorja e Kuvendit Policisë së Shtetit që të ndërpresë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve që po protestojnë jashtë godinës së Parlamentit.

Bardhi u shpreh se gjatë protestës janë dhunuar të rinj dhe të moshuar duke akuzuar policinë për përdorimin e mjeteve disproporcionale ndaj protestuesve.

Ai iu drejtua edhe Taulant Ballës duke i thënë se ka frikë se mos vezët i bëjnë pis kostumin e shtrenjtë.

“Së pari do dua që Kuvendi t’i kërkojë Policisë së Shtetit të ndalë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve që protestojnë jashtë godinës së Kuvendit. Është e papranueshme që godina e Kuvendit është rrethuar sot në një perimetër të zgjeruar nga forca sigurie, a thua se qytetarët tanë na rrezikojnë ne jetën. E ti që ke hall Taulant kostumin se e ke të shtrenjtë. Duhet të verifikojnë se ku i ke gjetur lekët për atë kostum të shtrenjtë ti Taulant. Nuk justifikohet përdorimi i dhunës dhe i mjeteve disproporcionale ndaj protestuesve. Në emër të Kuvendit nuk e nderon ajo që po bën Policia e Shtetit Kuvendin e Shqipërisë. Askush prej nesh s’duhet të ndihet i rrezikuar nga kritikat dhe kërkesat e qytetarëve, ne duhet t’i marrim seriozisht ato, dhe t’i bëjmë pjesë të programit të punës. Kanë kërkuar shfuqizimin e disa ligjeve, duhet t’i shqyrtojmë me urgjencë, dhe jo të rrimë në heshtje, kur atje të moshuar dhe të rinj po dhunohen nga punonjës të Policisë së Shtetit”, tha Bardhi.



Lini një Përgjigje