TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2023, 15:51

Tensionet mes deputetëve të PD për kreun e ri, Godole: Duhet analizë që partia të kthehet në forcë fituese

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet mes deputetëve të PD për kreun e ri, Godole: Duhet

Anëtarja e Kryesisë në PD, Jonila Godole ka folur në lidhje me tensionet e ndodhura mes deputetëve ditën e djeshme pas diskutimeve për zgjedhjen e kreut të ri të partisë.

E ftuar në ‘News24’, Godole tha se PD ka nevojë për një lidership të ri por përpara mbajtjes së procesit me votë, duhet një analizë e thelluar që partia të kthehet në forcë fituese.

“Votova kundër, paraqita një platformë timen, e thjeshtë për të nisur diskutimin në grup. Dhe më pas të gjendej një gjuhë e përbashkët. Teza ime ka qenë; pa një analizë të thelluar me ekspertë të brendshme dhe të jashtëm se si PD të kthehet në forcë fituese. Pra kërkoja hapjen e partisë sidomos për lidershipin. PD ka nevojë për lidership të ri”, u shpreh Godole.

Nga ana tjetër, anëtari i Kryesisë së PD Gentian Gaba tha se gjatë mbledhjes së djeshme u diskutuan mënyrat se si do të nisë procesi i rinovimit të PD, duke shtuar se nuk ka më kohë për analiza.

“Ne kemi analizuar vetën në dy vitet e fundit. Kërkojmë t’i japim shpresë modernizimit. Përgjatë një viti e gjysmë, është diskutuar. Në tetë orë diskutim u formua një mendim për mënyrën se si duhet të hyjmë në një proces rinovimi të PD. Edi Rama ka filluar fushatën, Vangjush Dako është në burg dhe ne merremi akoma me njëri-tjetrin. Analiza është bërë vazhdimisht, që nga 2021 pas zgjedhjeve dhe sigurisht na ka ndryshuar”, ka thënë ndër të tjera Gaba.

pd godole tensione deputete

Lini një Përgjigje