TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 13:17

Tensionet te Kryesia, Berisha: U detyruam të bëjmë Tarzanin, Ramës i ka hyrë lepuri në bark!

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet te Kryesia, Berisha: U detyruam të bëjmë
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët, këtë herë jashtë ambienteve të Kryesisë dhe jo nga dritarja, duke thënë se opozita është gati për çdo sakrificë për të mbrojtur pluralizmin.

Berisha tha bllokimi që iu bë sot deputetëve të opozitës për t’u futur në Kuvend, ishte akti  më i rëndë.

Situatën kritike që ndodhet në vend tregon frikën e tmerrshme, lepurin e madh që i ka hyrë në bark Ramës dhe organizatës së tij kriminale.

Kurrë ndonjëherë nuk mundet një roje të ndalojë një deputet të hyjë në një institucion, lë më në zyrën e tij. Për herë të parë në historinë deputetët u detyruan të bëjnë Tarzanin dhe të ngjiten mbi mure.

 Kjo skenë është një skenë unike, po qarkullon në të 4 anët e planetit si dëshmia e një narko-shteti, regjimit të Edi Ramës të bazuar në drogë, vjedhje dhe vasalët e tij. Deputetët kishin mbledhjen e tyre në sallën e grupit parlamentar, t’i mund ta përjashtosh nga pjesëmarrja në Kuvend apo komisione, por kurrë nga pjesëmarrja në mbledhjen e grupit parlamentar. Kjo ndodh për shkak të përroit psiçiki, të një njeriu me procese penale në SHBA i cili përpiqet të mposhtë opozitën në këtë mënyrë, por ju garantoj se sot është më e fortë se kurrë.

U drejtohem qytetarëve pavarësisht bindjeve që kjo që po ndodh është asgjësim i politikës, ju që besoni se parlamenti pluralist është jetik për zhvillimin e vendit, kjo skenë është atentati më vdekjeprurëse ndaj pluralizmit. Opozita po qëndron dhe do qëndrojë e gatshme për të mbrojtur idealet tuaja, aspiratat dhe besimin tuaj.”, tha Berisha.

sali berisha

Lini një Përgjigje