
Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi pas përplasjeve ditën e sotme në kryesinë e Kuvendit, kur deputetët e opozitës nuk u lejuan të zhvillojnë veprimtarinë e tyre si ligjvënës.
“Parlamenti nuk është pronë private!
Deputetët e opozitës përfaqësojnë mbi 600 mijë votues!Mandatet e deputetëve të opozitës janë të shqiptareve e nuk ua ka dhuruar as Rama e as Nikolla!
Kjo që po ndodh është më shumë se shkelje e ligjit dhe Kushtetutës, është rikthim i diktaturës. Kështu filloi dhe në ‘46.
Rrini në shtëpi e prisni tani…”, shkruan ai.
Tensione me deputetëve të përjashtuar të opozitës dhe Gardës së Republikës ka ndodhur sot para kryesisë së Kuvendit.
Tetë deputetë opozitarë nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga sekretariati i etikës.
Ndërkaq, Flamur Noka ka kapërcyer kangjellat dhe ka hyrë në oborrin e Kuvendit. Pak më vonë deputetët Nallbati, Noka, Salianji dhe Korreshi kanë hyrë nga dritarja e Kryesisë brenda mjediseve të Kuvendit.
Salianji i ka bërë thirrje Gardës të tërhiqet duke u shprehur: “Çfarë jeni ju, gangsterë?”
Për gazetarët, deputeti Ervin Salianji u shpreh se Kryesia e Kuvendit është rrethuar me autoblinda dhe me 300 gardistë, për t’i penguar deputetët e opozitës që të futen në mbledhje.
Lini një Përgjigje