TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Mars 2023, 19:28

“Tërbohet” foltorja, akuzon ambasadën e SHBA se ushtroi presion për vulën e PD

Shkruar nga Pamfleti

“Tërbohet” foltorja, akuzon ambasadën e SHBA se ushtroi

Vendimi i Gjykatës së Apeli për të zhbërë vendimin e Agron Zhukrit dhe kthimin në Shkallën e Parë të çështjes për vulën e PD ka tërbuar “Foltoren”. Përfaqësuesi i saj në sallë, Oerd Bylykbashi sulmoi amerikanët. Sipas tij, kishte presion në sallë. Të vetmit që ishin sot nga jashtë PD ishin gazetarët dhe dy zyrtare të ambasadës së SHBA që qëndruan aty afro 7 orë.

Nuk ka asnjë lloj ekuivoku, ky vendim i sotëm i marrë haptazi nën presionin e Edi Ramës, i paralajmëruar që disa ditë më përpara nga ministrja e Edi Ramës, me një presion që ka vazhduar gjatë gjithë kësaj kohe, e ishte edhe sot në sallë, presioni mbi gjykatën, është vendim për përjashtimin e opozitës nga zgjedhjet. Nuk ka asnjë kuptim tjetër. Është një vendim që haptazi ka thyer çdo rregull që deri më sot, ka vendosur jo vetëm legjislatori, por edhe jurisprudenca, duke pranuar ankimin e një pale nuk përbën as minorancë në PD, por i ka shërbyer gjatë gjithë kësaj kohe vetëm një qëllimi; përpjekjen e Edi Ramës që të mos ketë përballë një opozitë të vërtetë. PD-ja ka qenë fare e qartë, ka ngritur një proces i cili në mënyrë të jashtëzakonshme prej më shumë se 1 vit ka treguar qartë vullnetin e opozitës për të mos qenë palë me Edi Ramën, sot gjykata zhbëri me këtë vendim nën presion, 11 dhjetorin atë kuvend të jashtëzakonshëm të PD-së, të gjithë përpjekjen më shume se 1 vjeçare që anëtarët me votë në mënyrë të përsëritur kanë demonstruar se kush është vullneti i demokratëve dhe opozitës dhe me këtë vendim sot, vendim që shënon një ditë të zezë për drejtësinë dhe politikën shqiptare ka vendosur një precedent, 32 vite pas themelimit të pluralizmit me vendim gjykate, u vra pluralizmi”, tha ai.

shba berisha foltorja

Lini një Përgjigje