Politike 3 Mars 2023, 18:40

Gjyqtarët 2 orë në dhomë këshillimi, Spartak Ngjela: Vulën e merr Alibeaj, ja pse do rrëzohet Berisha

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtarët 2 orë në dhomë këshillimi, Spartak Ngjela:

Këtë të premte, Gjykata e Apelit do të marrë vendimin përfundimtar se kujt do t’i takojë vula dhe logoja e Partisë Demokratike, grupimit të Sali Berishës apo të Enkelejd Alibeajt. Ndërkaq, trupa gjykuese, prej disa orësh është tërhequr për të marrë një vendim.

Për avokatin Spartak Ngjela, fakti që gjykata po vonohet, tregon se vendimi do të jetë kundër Sali Berishës.

Në një intervistë për “Euroneës Albania”, Ngjela u shpreh se nëse vendimi do ishte në favor të Berishës, trupës gjykuese do t’i duheshin pak minuta, vetëm për të lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

“Pse do ta bënte me koiçidencë në datën 3? Nuk e dinte ai që në datën 3 ishte gjyqi? Por çfarë ndodhi? Dështoi, ishte shumë e dobët, tani po pritet gjykata. Po gjykata u tremb me ato që pa?

Po gjykata pse nuk vendos? Tërheqje e zgjatur, fakti që është e zgjatur, është kundër Saliut, nuk diskutohet ajo. Po qe se ajo do linte në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, do ta nxirrte për 10 minuta. Rrëzimi i Shkallës së Parë do arsyetim”, theksoi ai.

ngjela vula pd alibeaj