TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Nëntor 2025, 10:26

Thirrja e SPAK për “21 janarin”, Berisha refuzon të paraqitet

Shkruar nga Pamfleti

Thirrja e SPAK për “21 janarin”, Berisha refuzon të

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është paraqitur sot SPAK, i cili ishte thirrur për t’u marrë në pyetje për “21 janarin”.

SPAK i ka dërguar më 7 nëntor ish-kryeministrit Sali Berisha fletëthirrje në të gjitha adresat zyrtare, për tu paraqitur pranë Prokurorisë së Posaçme lidhur me krimin shtetëror të 21 janarit. Por, Berisha mohoi të jetë informuar për thirrjen në Prokurori. 

Kjo është thirrja e dytë e firmosur nga SPAK për ish-kryeministrin, pasi e para, e lëshuar më 3 nëntor, ishte kthyer mbrapsht pa u hapur.

Kreu i PD më herët deklaroi se "njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur me dhjetëra njoftime të tjera”. Megjithatë sipas SPAK, fletëthirrja është nisur me postë në banesën e ish-kryeministrit.

Ai ishte thirrur nga prokurori Alfred Shehu për të dhënë informacion si person në dijeni për protestën e "21 janarit" të vitit 2011, ku mbetën të vrarë katër persona.

 

Lini një Përgjigje