Politike13 Prill 2023, 22:43

Trafiku në Tiranë, Këlliçi shpalos projektin: Do të ndërtoj dy nënkalime në sheshin “Skënderbej”

Shkruar nga Pamfleti

Trafiku në Tiranë, Këlliçi shpalos projektin: Do të

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka prezantuar projektin që sipas tij, sjell zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha që ka sot kryeqyteti, që është trafiku i renduar.

Me një hartë dhe plan, Këlliçi, tha se hapja e dy nënkalimeve poshtë Sheshit Skenderbej, do të reduktonte pothuajse përgjysmë trafikun në Tiranë.

"Dua të tregoj një propozim të dytë që kam për lehtësimin e trafikut në kryeqytet kryesisht në zemër të Tiranës, në unazën e vogël në pjesën që të gjithë qytetarët e vuajnë dhe e përjetojnë, në pjesën që ka të bëjë në fakt me sheshin Skëndërbej. Unë ju premtoj të gjithë qytetarëve të Tiranës sot se kam një projekt që sigurisht e kam konsultuar me urbanistët dhe inxhinierët më të mirë për të çarë nëntokën e sheshit "Skënderbej" në një gjatësi prej 410 metrash në total. Pra 200 m shkon vetëm pjesa e sheshit pa e prekur fare parkimin që është nëntokësor, nuk e prek parkimin nëntokësor që është 6000 m2 për të filluar me korsi për të lidhur Bulevardin me Rrugën e St. Trenit, Zogu I, pra makinat që vijnë nga Treni mos të rrotullohen me tre herë në semafor për të dalë në Bulevardin kryesor, por për t'u futur me radhë hyrëse në tunel për të dalë në Bulevardin kryesor. Në anën tjetër me 2 korsi të tjera një korsi mbetet e hapur për t'u futur djathtas në Bashkia për në 'Torre Drin' për të vazhduar në "Pazar të Ri" apo në "Rrugën e Dibrës" dhe pjesa tjetër për ta lidhur për ta nxjerrë fare mirë në Bulevard. Lehtëson minimalisht gjysmën e trafikut në këtë zonë", u shpreh Këlliçi.

kellici projekte trafiku