TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2024, 21:00

Tym e flakë rrugëve të Tiranës, PD paralajmëron kaos në protestën e së hënës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tym e flakë rrugëve të Tiranës, PD paralajmëron kaos

Sulm ndaj Kryeministrisë dhe tym e flakë, PD publikon spotin e protestës që do të mbahet më 7 tetor...

Protesta e së hënës pritet të shënojë një pikë kthese në demokracinë shqiptare. Opozita duket se e ka ndarë mendjen për ta ndezur tym e flakë Tiranën dhe sinjalet po jepen nga dita në ditë. Në Kuvend po shohim flakë në çdo seancë, teksa sot janë dhënë sinjale se e njëjta gjë do të ndodhë edhe ditën e hënë.

PD ka publikuar spotin e protestës që do të mbahet më 7 tetor në orën 18:00. Motoja e protestës sipas spotit, është nisja e Mosbindjes Civile me qëllim një qeveri teknike asnjanëse që mbikëqyr zgjedhjet e ardhshme për të siguruar barazinë dhe lirinë e tyre.

Në video jepen momente gjatë protestave të organizuara nga Lulzim Basha, kur sulmohej me molotov Kuvendi dhe Kryeministria. Ndërkohë në daljet e tyre mediatike, eksponentë të PD kanë deklaruar se reagimi do të jetë më i ashpër.  

Mosbindje civile! Qeveri teknike! Zgjedhje të lira! Rotacion! Marshim drejt Tiranës O sot, o kurrë! 7 Tetor, ora 18:00”, shkruan Berisha.

Ndërsa Gazmet Bardhi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në shesh për të mbrojtur atë që është fituar deri më tani. “Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbasë gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për t’i treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë”, shkruan ai.

Sipas informacioneve, tubimi do të nisë fillimisht para Kryeministrisë, ku pritet të ketë molotovë, tymuese dhe flakadanë. Më pas, pritet të ketë bllokime rrugësh në disa pika hyrëse të kryeqytetit, teksa policia pritet të nxjerrë në terren një numër të madh efektivësh. Kjo do të thotë se nuk do të mungojnë autobotet me ujë dhe gazi lotsjellës. Me pak fjalë, zërat nga PD flasin për një të hënë të tensionuar dhe që sipas tyre, do paralizojë kryeqytetin./ Pamfleti

Lini një Përgjigje