TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2025, 13:11

“U kërcënuan vëzhguesit ndërkombëtar”, Berisha zbulon letrën e Hasanit drejtuar Ambasadorëve dhe OSBE/ODIHR

Shkruar nga Pamfleti

“U kërcënuan vëzhguesit ndërkombëtar”,

Kreu demokrat Sali Berisha i është rikthyer denoncimeve për zgjedhjet e 11 majit, që i konsideron një farsë elektorale, ndërsa nga selia e PD-së, ka publikuar një letër, që sipas tij, tregon kërcënimet që ministri i Jashtëm i ka bërë vëzhguesve ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin mbi procesin zgjedhor.

Berisha tha se 11 majit është procesi më i diskredituar dhe më i korruptuar. Në vijim, Berisha ka publikuar letrën kërcënuese që, sipas tij, ministri i Jashtëm i narkoshtetit, Igli Hasani, iu drejton me datën 12 maj, sapo lexohet raporti, zonjës Farah Karimi, koordinatore speciale dhe lider i misionit afatshkurtër të OSBE-së.

Ambasadorit Lamberto Zannier, kryetar i misionit të vëzhguesve të ODIHR-it. Zotit Bjorn Soder, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të OSBE. Zoti Simone Billi, kryetar i delegacionit të asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës. Dhe zotit Michael Gahler, kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian. Shikoni çfarë banditizmi, sapo kanë lëshuar komunikatën, atyre iu drejtohet kjo letër.

Pas kortezisë, në letër thuhet: ‘Lidhur me deklaratën e gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake, dua t’ju përcjell pritshmërinë që këto raporte të pasqyrojnë me saktësi realitetet e observuara në terren gjatë procesit elektoral’.

Dhe vazhdon: ‘Në këtë drejtim, dua të shpreh shqetësimin serioz (imagjinoni ju çfarë mafiozësh janë këta, ata sa e kanë lexuar raportin, dhe ky sikur t’ua ketë marrë kopjen para) lidhur me paragrafin hyrës të deklaratës, në të cilin bëhet një paraqitje thellësisht negative në pikëpamjen tonë dhe e pabalancuar e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Pra, Igli i narkoshtetit shkruan me tërbim se në paragrafin e parë, delegacionet në komunikatën e përbashkët, damkosin farsën elektorale.

Dhe ky në vend se t’i falenderojë, u thotë se kemi shqetësime dhe shpreh indirekt kërcënim, pa studiuar asnjë dokument, por vetëm vullnetin patologjik për të mbrojtur farsën që kanë organizuar.

“Toni, thotë ky ministër, që vetëm ministër nuk mund të quhet, dhe vendosja, pozicionimi, inkuadrimi i këtij seksioni të hapjes, pra i kësaj hapje të raportit, rrezikon të errësojë kontekstin e gjerë të përparimit, përfshi këtu përmirësimet e ndjeshme demokratike, siç është rritja e transparencës dhe avancimi me teknologjinë elektorale dhe konkretisht, dëgjojeni çfarë flet, futja me sukses e votimit jashtë vendit”.

Pra, procesi ekstrem e manipulimit të votës së diasporës, ai e quan të suksesshëm.

“Për më tepër, shkruan ministri i narkoshtetit, pohimi se partia në pushtet ka përfituar nga përdorimi i gjerë i burimeve të administratës, i mungon substancimi kësaj, veçanërisht në deklaratën paraprake’”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje