
Veliaj tha se hetimi ndaj tij ka nisur pas një padie nga një person që nuk ekziston.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për marrjen sot në pyetje nga SPAK. Ai qëndroi për afro 5 orë në ambientet e prokurorisë, por nuk dha detaje kur doli që aty. Veliaj vendosi të shprehet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Ai tha se hetimi ndaj tij ka nisur pas një padie nga një person që nuk ekziston. Veliaj e cilësoi si një lloj kurthi që është tentuar të ngrihet ndaj tij. Ndërkohë nuk kurseu edhe ironitë ndaj opozitës.
“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një Nesti Angoni. Ky person nuk ekziston, e dimë çfarë emri dhe kulture linçuese përfaqëson ky stil. Është një kurth i sajuar. Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer pas te praktika e letrave anonime. Disa që nuk na mundin në betejë, kthehen te zanati i letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston, dihet se kë përfaqëson. Kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe verifikon që është një kurth. Kam qenë gjithmonë bashkëpunues. E di gjithë Tirana ku jetoj, ku banoj, ku isha përpara zgjedhjeve dhe ku do të vazhdoj. Hyj te ajo racë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut, 'SKAP'. Nuk kam bërë antiprotesta dhe nuk kam përdorur letra anonime. Nuk i them SPAK-ut 'plaç' kur shkon me letra anonime. Këtu do të jemi; në maj do t’ju mundim, pavarësisht letrave anonime. Këtu do të jemi, në këtë sallë", tha Veliaj.
Pak ditë më parë SPAK i sekuestroi telefonin bashkëshortes së Veliajt, teksa pati kontrolle dhe ndaj vëllait të tij. Në fillim të javës zonja Xoxa ishte po në SPAK, teksa sot shoi kryebashkiaku. Ndërkohë sot SPAK mbylli hetimet për dosjen “5D” dhe nuk pati asnjë akuzë ndaj Veliajt.
Lini një Përgjigje