TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2025, 10:30

U paraqit në SPAK, Berisha sulmon kreun e SPAK: Dumani është shërbëtor i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit

Shkruar nga Pamfleti

U paraqit në SPAK, Berisha sulmon kreun e SPAK: Dumani është

Kryetari i PD, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK në orën 10:08, në zbatim të masës së detyrimit të paraqitjes, në lidhje me dosjen “Partizani”.

Para ambienteve të SPAK-ut, ai u prit nga disa simpatizantë dhe deputetë të Partisë Demokratike. 

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha sulmoi kreun e SPAK, Altin Dumanin duke e quajtur shërbëtor të shpifur të Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit.

Berisha tha se Dumani qëndron në krye të Amnistisë së krimit elektoral. 

Më tej, ai tha se Partia Demokratike ka ndjekur rrugën ligjore duke dorëzuar padi, por nuk ka besim se drejtësia do të veprojë në mënyrë të paanshme.

“PD ka dorëzuar gjatë fushatës mbi 15 padi të cilat do të kenë fatin e të gjithë partive të tjera, sepse në krye të amastisë së krimit elektoral, qëndron Dumani, shërbëtor i shpifur i Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit, i keqpërdor në shkallë ekstreme nga Rama. Kemi dorëzuar gjatë fushatës me dhjetraë padi.

Prokurorët e tjerë kanë një drejtues dhe ti e pe rastin e Veliajt, nuk të bëri përshtypje se si i arrestuari me firmë të Dumanit, për këtë gjë u bë fajtor Olsi Dado. Për të mbrojtur Dumanin ia veshën të gjitha ato që bëri Dumani, Olsi Dados. Edhe po të kenë vullnet me atë që u bë, ata do heshtin”, tha Berisha.  

Lini një Përgjigje