Kryeministri Edi Rama tha gjatë një intervistë se politika nuk është një gjë e lehtë.
Rama tha se ai vetë nga artist u bë kryeministër, pasi të tjerët nuk i bën dot gjërat, ndaj sipas tij edhe në të dielën e ardhshme, opozita, të cilës ai i referohet si “këneta” do humbasë sërish.
“Më ndodh të dëgjoj “nuk është e lehtë”, por u them po të ishte e lehtë, do të vinte radha ty? Po të ishte e lehtë do më vinte radha mua? Pse duhet të isha unë sot kryeministri i Shqipërisë, unë isha një artist në jetën time, pse? Sepse të tjerët nuk i bën dot gjërat. Është shumë e vështirë nuk është e lehtë. Ama është shumë e vështirë kur shikon që nga ana tjetër ka vetëm ujë të ndenjur, ata i mbushin mendjen vetes se realiteti është ai që ata flasin dhe zhyten më thellë e do humbasin më thellë të dielën e ardhshme”, tha Rama për "Euronews Albania".
Lini një Përgjigje